15.8 C
Pristina
Tuesday, May 14, 2024

Mediat shqiptare antiIslame

Më të lexuarat

Shkruan: Burim Sogojeva

Nëse një musliman bën një vepër të keqe, menjëherë nga të gjitha mediat ai quhet ekstremist, terrorist, etj. Ndërsa nëse një vrasës i tmerrshëm, por jomusliman, i vret madje 77 njerëz të pafajshëm, sikur ai në Norvegji kurrënjëherë nuk quhet terrorist, madje mundohen ta quajnë të sëmurë psikik, etj. Çfarë absurditeti!

Pikërisht në SHBA ndodhi një akt terrorist, ku u masakruan 27 njerëz, shumë prej të cilëve ishin fëmijë. Dhe nga asnjë medie e vetme deri në këtë çast nuk e dëgjova dhe nuk do ta dëgjojmë, se në SHBA u vranë 27 njerëz nga një terrorist, porse vetëm nga një autor a shkaktar (gjermanisht Täter). Epo për çudi sërish edhe mediat tona shqiptare të njëjtën gjë e shkruan, si p.sh. Koha, Express-i, etj., përderisa ajo në të njëjtën kohë i quan ekstremistë ata që demoluan organizimin e një manifestimi të disa njerëzve tmerrësisht të devijuar nga rruga e drejtë, nën titullin “Kosovo 2.0“.

Edhe këtu në Gjermani kur dikush vret dikë, madje qoftë edhe familjen e vet, gjithmonë quhet “Täter“ dhe ngjarja kualifikohet si dramë familjare, ndërsa nëse ai është musliman menjëherë etiketohet si vrasje e nderit (gjermanisht Ehrenmord). Madje nëse nuk është musliman atij nuk i tregohet në media fytyra, meqë është e ndaluar me ligj, mirëpo nëse është musliman edhe nëse veç ka dyshime, sikur që ndodhi para dy ditëve ia vënë në të gjitha mediat fotografitë e tyre, pra në mënyrë të kundërligjshme, mirëpo siç duket muslimanët nuk ankohen për këtë gjë.

Nuk është çudi kur kjo ndodh pra në vendet kryesisht jomuslimane, si këtu në Gjermani, mirëpo është e tmerrshme kur kjo ndodh në Kosovën tonë 96% muslimane dhe në trojet tona shqiptare mbi 80% muslimane.
Pra shihet qartë se mediat tona nuk e përfaqësojnë popullin shqiptar, por dikë tjetër apo thënë më konkret, janë të ndikuara patjetër nga SHBA-të e kështu automatikisht nga jehuditë.

Sidoqoftë e vërteta është një dhe e vetme dhe kjo është Islami, i cili do të jetë ngadhënjyes doemos, edhe pse shumë kujt nuk i pëlqen!

Paqja, mëshira dhe bekimi i All-llahut Madhështor qofshin me juve!

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit