15.8 C
Pristina
Tuesday, May 14, 2024

Me këtë datë fillon Muaji i Ramazanit

Më të lexuarat

Në të gjithë botën më shumë se 2 miliardë myslimanë me datën 27 maj do të nisin edhe agjërimin për muajin e shenjtë të Ramazanit.
Sipas kalendarit mysliman muaji i Ramazanit fillon më 27 maj dhe dita e parë e Fitër Bajramit është me 25 qershor. Sipas fesë islame, çdo besimtar mysliman moshërritur dhe i shëndosh, është i detyruar të agjërojë për 30 ditë me radhë, në shenjë solidariteti me të varfërit, si dhe të ndajë ushqimin gjatë këtij muaji me nevojtarët.
Agjërimi nuk është thjesht të mbeturit pa ngrënë. Do të ishte shumë e gabuar nëse e vlerësojmë agjërimin vetëm në këtë aspekt.“O ju që besuat, agjërimi u është bërë obligim sikurse, që ishte obligim edhe i atyre që ishin para jush, kështu që të bëheni të devotshëm. (jeni të obliguar për) Ditë të caktuara, e kush është i sëmurë prej jush ose është në udhëtim (e nuk agjëroi), atëherë ai (le të agjërojë) më vonë aq ditë. E ata që i rëndon ai (nuk mund të agjërojnë), janë të obliguar për kompensim, ushqim (ditor), i një të varfëri ai që nga vullneti jep më tepër, ajo është aq më mirë për te. Mirëpo, po që se dini, agjërimi është më i mirë për ju”. (el- Bekare : 183 -184)

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit