Me çfarë iu përgjigj Ilhan Omar fyerjeve të Trump-it?

Më të lexuarat

Deputetja amerikane Ilhan Omar i tha rrjetit CNN se ajo “nuk është e habitur” nga gjuha që përdor presidenti Donald Trump kundër saj dhe kundër somalezëve të tjerë në shtetin e Minesotës, sepse “ai përpiqet t’i shmanget përgjegjësisë për dështimet e tij të vërteta”.

Omar shtoi në një intervistë me Jake Tapper, korrespondent i CNN, në emisionin “The Lead”:
“Dua të them, nuk jam e tronditur, sepse e dimë që ai shpesh i drejtohet një diskursi fanatik, ksenofob, islamofob dhe racist, kur përpiqet t’i shmanget përgjegjësisë për dështimet e tij të vërteta.”

Në llogarinë e saj në rrjetet sociale, Ilhan Omar tha se “fiksimi i tij pas saj është i çuditshëm”. Ajo shtoi: “Shpresoj që ai të marrë ndihmën që i nevojitet aq shumë.”

Në një tjetër intervistë televizive, ajo e konsideroi se deklaratat e Trump-it synojnë të largojnë vëmendjen nga “dështimi i tij në drejtimin e vendit”, dhe e përshkroi sulmin e tij si “një përpjekje për të shpërqendruar publikun”.

Ajo renditi nivelet e dështimit të Trump-it në çështjet e migracionit, tarifave doganore, skandalet e lidhura me çështjen Epstein, si edhe faktin se ai mund të akuzohet për krime lufte për shkak të bombardimeve të anijeve.

Ajo tha se ajo dhe komuniteti somalo-amerikan i emigrantëve “nuk do t’i trembin këto fyerje”. Dhe shtoi:
“Ne jemi këtu, dhe do të mbetemi këtu.”

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit