Amira Zeki
Kur fëmija pyet i frikësuar: “O nënë, a do të vdesim? Dhe kur do të përfundojë lufta?” Si mundet nëna ta shndërrojë këtë frikë në bindje (jekin) tek Allahu dhe shpresë për të ardhmen? Dhe cili është roli edukativ dhe besimor që ajo mund të kryejë për të formuar një gjeneratë të qëndrueshme dhe të qetë në mes të një bote plot me frikëra?
Me pasimin e lajmeve të tmerrshme të luftërave, dhe ndjekjen e skenave të shkatërrimit brenda shtëpive të muslimanëve përmes ekraneve të telefonave dhe televizorit, ose pranisë së tyre brenda vetë zonave të konfliktit, nëna përballet me një provë besimore dhe edukative gjigante. Teksa muret e shtëpive dridhen nga efekti i ngjarjeve të largëta, zemrat e fëmijëve dridhen edhe më shumë, dhe ata ngrenë sytë e tyre të pafajshëm e të mbushur me ankth drejt nënave të tyre për të pyetur: “O nënë, a do të vritemi? Kur do të përfundojë kjo luftë?”.
Këtu fillon sfida e vërtetë, sepse nëna nuk është thjesht një vëzhguese e ngjarjeve, por ajo është “Mbrojtësja e Zemrave” që i shndërron këto momente tmerruese nga burime tmerri dhe dëshpërimi në mundësi edukative që ndriçojnë zemrat, thellojnë besimin dhe ndërtojnë një gjeneratë të fortë që beson tek Allahu i Madhëruar.
Rrënjosja e rrugëdaljes pas vështirësisë
Në mes të kësaj stuhie mediatike dhe psikologjike, shfaqet rëndësia e rolit unik të nënës së urtë dhe të vetëdijshme, e cila ndërton urat e sigurisë mes botës kalimtare dhe botës së amshuar (Ahiretit). Kur fëmija pyet me ankth “O nënë, a do të vritemi?”, ajo rrënjos faktin se siguria është vetëm në Dorën e Allahut dhe se frika është sprovë që pasohet nga rrugëdalja, duke u mbështetur në fjalën e të Madhëruarit:
{الَّذِينَ قَالَ لَهُمُ النَّاسُ إِنَّ النَّاسَ قَدْ جَمَعُوا لَكُمْ فَاخْشَوْهُمْ فَزَادَهُمْ إِيمَانًا وَقَالُوا حَسْبُنَا اللَّهُ وَنِعْمَ الْوَكِيلُ * فَانْقَلَبُوا بِنِعْمَةٍ مِنَ اللَّهِ وَفَضْلٍ لَمْ يَمْسَسْهُمْ سُوءٌ}
“Ata të cilëve njerëzit u thanë: ‘Njerëzit janë mbledhur kundër jush, andaj frikësohuni prej tyre!’, por kjo ua shtoi besimin dhe thanë: ‘Na mjafton Allahu, Ai është mbrojtësi më i mirë!’ E u kthyen me mirësi e begati nga Allahu dhe nuk i gjeti asnjë e keqe.” [Ali Imran: 173-174]
Këto ajete e shndërrojnë lajmin tmerrues në një forcë besimi që përfundon me shpëtim dhe mirësi. Gjithashtu, nëna i lidh ngjarjet e frikshme me fjalën e të Madhëruarit:
{وَلَنَبْلُوَنَّكُمْ بِشَيْءٍ مِنَ الْخَوْفِ وَالْجُوعِ وَنَقْصٍ مِنَ الْأَمْوَالِ وَالْأَنْفُسِ وَالثَّمَرَاتِ ۗ وَبَشِّرِ الصَّابِرِينَ * الَّذِينَ إِذَا أَصَابَتْهُمْ مُصِيبَةٌ قَالُوا إِنَّا لِلَّهِ وَإِنَّا إِلَيْهِ رَاجِعُونَ * أُولَٰئِكَ عَلَيْهِمْ صَلَوَاتٌ مِّن رَّبِّهِمْ وَرَحْمَةٌ ۖ وَأُولَٰئِكَ هُمُ الْمُهْتَدُونَ}
“Ne do t’ju sprovojmë me diçka nga frika, uria, pakësimi i pasurisë, i njerëzve dhe i fryteve; por përgëzoi të duruarit, të cilët kur i godet ndonjë fatkeqësi thonë: ‘Ne jemi të Allahut dhe tek Ai do të kthehemi’. Ata kanë salavate (bekime) nga Zoti i tyre dhe mëshirë; e ata janë të udhëzuarit.” [El-Bekare: 155-157]
Kështu, frika ose vrasja bëhen një fatkeqësi ku njeriu duron për të përfituar salavatet dhe mëshirën e Zotit të tij. Ka thesare kënaqësie dhe qetësie që mund të ndjehen nga ajeti famëlartë:
{إِنَّ مَعَ الْعُسْرِ يُسْرًا}
“Vërtet, pas vështirësisë vjen lehtësimi.” [Esh-Sherh: 6]
Kjo është një fjalë e shkurtër që mbledh shpresën në zemrën e fëmijës me lehtësi.
Çdo Xhalut (Goliat) do të bjerë
Në tregimin e Talutit dhe Xhalutit në Kuran ka dhjetëra këshilla dhe mësime plot me vlera edukative dhe besimore.
Allahu i Madhëruar thotë:
{فَلَمَّا فَصَلَ طَالُوتُ بِالْجُنُودِ قَالَ إِنَّ اللَّهَ مُبْتَلِيكُمْ بِنَهَرٍ فَمَنْ شَرِبَ مِنْهُ فَلَيْسَ مِنِّي وَمَنْ لَمْ يَطْعَمْهُ فَإِنَّهُ مِنِّي إِلَّا مَنِ اغْتَرَفَ غُرْفَةً بِيَدِهِ}
“Kur Taluti u nis me ushtrinë, tha: ‘Allahu do t’ju sprovojë me një lumë. Kush pi prej tij, nuk është i imi, e kush nuk e shijon, ai është i imi, përveç atij që merr me dorën e tij vetëm një grusht’.” [El-Bekare: 249]
Këtu prova ishte te lumi, që Allahu të dallonte të sinqertët nga të thyerit dhe hipokritët. Nëse do të imagjinonim një nënë që i shpjegon fëmijës së saj që dridhet nga bombardimet kuptimin e këtij ajeti, ajo do të thoshte: “Ashtu siç i sprovoi Allahu ata para betejës për të parë kush duron, edhe sprova jonë sot dallon atë që qëndron i patundur në të vërtetën”.
Pastaj vjen momenti vendimtar:
{قَالَ الَّذِينَ يَظُنُّونَ أَنَّهُمْ مُلَاقُو اللَّهِ كَمْ مِنْ فِئَةٍ قَلِيلَةٍ غَلَبَتْ فِئَةً كَثِيرَةً بِإِذْنِ اللَّهِ}
“Ata që ishin të bindur se do të takonin Allahun, thanë: ‘Sa e sa grupe të vogla kanë triumfuar mbi grupe të mëdha me lejen e Allahut!'”
Kjo është fjala që e shndërron tmerrin e fëmijës në dritë. Nëna e vetme mund t’i pëshpëritë në vesh të voglit të saj: “Shiko, ata ishin pak dhe vdekja i rrethonte, por besuan se takimi me Allahun po vjen, ndaj fituan”.
Tregimi përfundon:
{فَهَزَمُوهُمْ بِإِذْنِ اللَّهِ وَقَتَلَ دَاوُودُ جَالُوتَ}
“Dhe i thyen ata me lejen e Allahut, dhe Davudi e vrau Xhalutin.”
Tirani (Taguti) ra në dorën e një djaloshi të ri me një gur, e më pas djaloshi u rrit dhe u bë Pejgamberi i Allahut, Davudi.
Nëna është ajo që u kujton fëmijëve të saj çdo ditë, mes gërmadhave, se çdo Xhalut në histori do të bjerë, dhe se guri në dorën e besimtarit mund ta vrasë tiranin nëse zemra është e mbushur me Allahun. Kështu, nëna bën nga zjarret e luftës llamba besimi dhe nga britmat e tmerrit himne durimi, pikërisht ashtu siç bënë nënat e dikurshme me fëmijët e tyre në llogoret e Gazës, Palestinës dhe çdo toke që është sprovuar.
Metoda Pejgamberike për përballjen me frikën
Pejgamberi ﷺ na mësoi si ta përballojmë frikën dhe hidhërimin, duke u frymëzuar nga fjala e të Madhëruarit:
{لَا تَخَافُوا وَلَا تَحْزَنُوا وَأَنْتُمُ الْأَعْلَوْنَ}
“Mos u frikësoni dhe mos u mbytni në hidhërim, sepse ju jeni më të lartët.”
Nëna mund ta fillojë me një seancë familjare të rregullt pas namazit të akshamit ose jacisë, duke treguar tregime pejgamberike që pasqyrojnë durimin dhe besimin tek Allahu.
Hadithet e nderuara janë plot me urtësi madhështore.
Pejgamberi ynë fisnik ﷺ ka thënë:
«عَجَبًا لأَمْرِ المُؤْمِنِ، إنَّ أمْرَهُ كُلَّهُ خَيْرٌ، وليسَ ذاكَ لأَحَدٍ إلَّا لِلْمُؤْمِنِ، إنْ أصابَتْهُ سَرَّاءُ شَكَرَ، فَكانَ خَيْرًا له، وإنْ أصابَتْهُ ضَرَّاءُ، صَبَرَ فَكانَ خَيْرًا له»
“Çudi është çështja e besimtarit; vërtet çdo gjë për të është mirësi, dhe kjo nuk është për askënd tjetër përveç besimtarit. Nëse e godet një gëzim, ai falënderon dhe kjo është mirësi për të; e nëse e godet një vështirësi (fatkeqësi), ai duron dhe kjo është mirësi për të.” (Muslimi).
Pra, lajmi tmerrues është mirësi për besimtarin nëse duron dhe është rrugë drejt shpërblimit.
Lutjet pejgamberike janë gjithashtu një armë e fortë, si:
اللهُ أكبرُ، اللهُ أعزُّ من خلقِه جميعًا، اللهُ أعزُّ مما أخافُ وأحذرُ
“Allahu është më i Madhi! Allahu është më i Fuqishmi (më i Lavdishmi) se gjithë krijesat e Tij! Allahu është më i Fuqishmi se çdo gjë prej së cilës unë kam frikë dhe ruhem!” (sahihu Edebul-Mufred, nr. 546).
Gjithashtu dhikri i mëngjesit dhe mbrëmjes:
«بِسْمِ اللَّهِ الَّذِي لَا يَضُرُّ مَعَ اسْمِهِ شَيْءٌ فِي الْأَرْضِ وَلَا فِي السَّمَاءِ وَهُوَ السَّمِيعُ الْعَلِيمُ»
(tre herë – Transmeton Tirmidhiu, hadith hasen sahih)
“Me emrin e Allahut, pranë emrit të të Cilit nuk bën dëm asgjë në tokë e as në qiell, dhe Ai është Dëgjuesi, i Gjithëdijshmi.”
Po ashtu leximi i “Muavidhateve” (Ihlas, Felek dhe Nas) tre herë në mëngjes dhe mbrëmje mjafton për çdo gjë (Transmeton Ebu Davudi), dhe duaja:
«أَعُوذُ بِكَلِمَاتِ اللَّهِ التَّامَّاتِ مِنْ شَرِّ مَا خَلَقَ»
(“Kërkoj mbrojtje me fjalët e përsosura të Allahut nga e keqja e asaj që Ai ka krijuar”).
Mëshira Pejgamberike dhe shembulli i nënës
Nëna që fut qetësinë në zemrën e fëmijës së saj ndjek Pejgamberin ﷺ në mëshirën e tij ndaj të vegjëlve.
Siç tregon Enesi (r.a.):
«إني لأدخل في الصلاة وأنا أريد إطالتها، فأسمع بكاء الصبي فأتجوز في صلاتي»
“Unë hyj në namaz dhe dëshiroj ta zgjas atë, por kur dëgjoj të qarët e një fëmije, e shkurtoj atë.” (Buhariu).
Pra, dhembshuria ndaj të voglit është nga bazat e fesë.
Pejgamberi ﷺ ndaloi frikësimin e fëmijëve apo talljen me frikërat e tyre.
Ai ka thënë:
«لَيْسَ الشَّدِيدُ بِالصُّرَعَةِ، إِنَّمَا الشَّدِيدُ الَّذِي يَمْلِكُ نَفْسَهُ عِنْدَ الْغَضَبِ»
“I forti nuk është ai që mund të tjerët në mundje, por i forti është ai që përmban veten në kohë zemërimi.” (Buhariu).
Dhe: “Nuk është prej nesh ai që nuk mëshiron të voglin tonë dhe nuk nderon të madhin tonë”. (Tirmidhiu, sahih).
Tregimet e Pejgamberëve
Nëna e urtë e kalon fëmijën nga imazhi tmerrues në një “imazh besimtar” përmes tregimeve të pejgamberëve.
- Tregimi i Jusufit (a.s.) fillon me një ëndërr shprese, pastaj me pusin, padrejtësinë dhe burgun, për të përfunduar mbi fron, me fjalën e Jakubit: {فَصَبْرٌ جَمِيلٌ} [Jusuf: 18] (“Durim i bukur”).
- Tregimi i Njerëzve të Shpellës:
{إِذْ أَوَى الْفِتْيَةُ إِلَى الْكَهْفِ فَقَالُوا رَبَّنَا آتِنَا مِنْ لَدُنْكَ رَحْمَةً وَهَيِّئْ لَنَا مِنْ أَمْرِنَا رَشَدًا}
(“Kur djaloshat u strehuan në shpellë e thanë: ‘Zoti ynë, na jep mëshirë nga ana Jote dhe na mundëso udhëzim në çështjen tonë!'”). [El-Kehf: 10]
Lufta e Ahzabit në Gaza
Në tregimin e Luftës së Ahzabit dhe bashkimit të forcave kundër muslimanëve ka një shembull të gjallë që mund të pasqyrohet mbi realitetin e luftës asgjësuese që po ndodh në Gaza, duke rrënjosur te fëmijët idenë e qëndrueshmërisë në të vërtetën.
Lajmi i luftës dhe frika nga rreziqet mund të shndërrohen në nxitje për namaz dhe qëndresë në rrugën e Zotit, sipas ajetit:
{فَاسْتَقِمْ كَمَا أُمِرْتَ}
“Përqendrohu ashtu siç je urdhëruar.” [Hud: 112]
Dhe në tregimin e Musait:
{لَا تَخَافَا إِنَّنِي مَعَكُمَا أَسْمَعُ وَأَرَى}
“Mos u frikësoni, vërtet Unë jam me ju, dëgjoj dhe shoh.” (Taha: 46).
Sira (biografia) e Pejgamberit ﷺ sqaron se ai i drejtohej namazit kur ishte i shqetësuar.
Me këtë argumentim, nëna mund t’i nxisë fëmijët e saj të dërgojnë sadaka për njerëzit e Gazës dhe të lexojnë suren el-Kehf ditën e xhuma, që frika të bëhet lëndë djegëse për adhurim.
Nëna, fortesa e sigurisë
Në një botë që vlon nga frikërat, nëna mbetet fortesa e pathyeshme ku strehohen fëmijët. Ajo është “Mbrojtësja e Zemrave” që lidh dynjanë me Ahiretin, u mëson fëmijëve të saj se dynjaja është vend sprove dhe se:
{إِنَّ مَعَ الْعُسْرِ يُسْرًا إِنَّ مَعَ الْعُسْرِ يُسْرًا}
Me të vërtetë, pas vështirësisë – vjen lehtësimi! Me të vërtetë, pas vështirësisë – vjen lehtësimi! (Esh-Sherh: 5-6).
Me profecinë e Pejgamberit ﷺ: “Fitorja vjen me durim” (النَّصْرُ مَعَ الصَّبْرِ), nëna është çelësi i një gjenerate që përballet me fitnet (provat) përmes besimit.
Marrë nga revista El-Bejan, artikull i publikuar më 03 Mars të vitit 2026
Përktheu: Bekir Halimi
