14.2 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

Mbi 14 mijë raste në 24 orë në Irlandë, numri më i lartë i të infektuarve që nga shkurti

Më të lexuarat

Irlanda ka raportuar 1,408 raste në 24 orë, numri më i lartë i të infektuarve që nga shkurti. 152 pacientë janë shtruar ditën e djeshme në spitale, 26 prej tyre në njësitë e kujdesit intensiv (ICU).

Mosha mesatare e 1,408 personave të diagnostikuar është 24 vjeç. Sipas epidemiologut irlandez Philip Nolan, përhapja e variantit Delta rrezikon të pavaksinuarit. Sipas zyrtarit kryesor shëndetësor të Irlandës, Tony Hulohan, aktualisht përqindja e njerëzve të infektuar dhe që shtrohen në spital  nuk e kalon 2%.

Hulohan tha se rastet dhe shtrimet në spital do të ishin rritur në nivele shumë më të larta nëse fushata e vaksinimit nuk do të kishte filluar.

65% e popullsisë së rritur në Irlandë është vaksinuar kundër Covid deri më tani, sipas të dhënave zyrtare./abcnews.al

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit