8.2 C
Pristina
Friday, November 1, 2024

Mbahet festivali i teknologjisë dhe inovacionit ‘Korça ICT Festival 2021’

Më të lexuarat

Ngjarja më e madhe e teknologjisë dhe inovacionit në Shqipëri, Korça ICT Festival 2021 bëri bashkë në bibliotekën “Thimi Mitko” ekspertët më të njohur të fushës.

Ky festival i dijes dhe shkathtësive në fushën e teknologjisë dhe inovacionit u zhvilluar në Korça Innovation and Technology Hub, qendrën më të madhe të kësaj fushe në Shqipëri, që menaxhohet nga UBT.

Presidenti i UBT-së, Edmond Hajrizi, tha se, Korça Innovation and Technology Hub, ka arritur suksesshëm të jetë pikë referente në fushën e teknologjisë në Shqipëri.

“Korça ka potencial dhe duhet të jetë një inspirim i mirë për fushën e teknologjisë dhe inovacionit. Andaj ky festival i teknologjisë është një dëshmi për këtë potencial, i cili përveç që do të aftësojë të rinjtë në fushën e teknologjisë dhe inovacionit, gjithashtu do t’u krijojë atyre mundësi që të punojnë për tregun global pa e braktisur Korçën. Ky Hub është i të gjithëve dhe ne duam që të punojmë me të gjithë që të arrijmë rezultate dhe vlera të përbashkëta”, tha rektori Hajrizi.

“Korça do të jetë një pikë referimi, një destinacion i rëndësishëm kur flitet për teknologjinë, inovacionin dhe për çdo gjë që lidhet me një small scale ecosystem”, u shpreh tutje ai.

Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Niko Peleshi tha se përmes Korça Innovation and Technology Hub ky qytet e ka gjetur “çelësin magjik”.

“Kemi gjetur një çelës magjik. Ky çelës magjik është inovacioni”, tha ministri Peleshi.

Në anën tjetër, kryetari i Bashkisë së Korçës, Sotiraq Filo tha se përmes këtij festivali, Korça u kthye në qendrën e botës dixhitale në Shqipëri.

“Një e shtunë HITECH në Korçë, bëri bashkë emrat më të spikatur në fushën e teknologjisë dhe inovacionit në Shqipëri dhe në botë, në një event fantastik si Korça ICT Festival”, tha kryetari Filo.

“Programi i bashkisë për ta kthyer Korçën në qendrën e inovacionit, teknologjisë dhe komunikimit, ka si synim që përveç trajnimeve, të rinjve të qytetit t’iu ofrojë edhe mundësi punësimi në tregun global”, u shpreh tutje ai.

Në kuadër të aktiviteteve të shumta që kjo konferencë organizoi, ishte edhe paneli i diskutimit me temën, “Rëndësia e Korçës si një qendër e TIK-ut në jug të Shqipërisë”, me ekspertët Florensa Haxhi, Charalampos Papadopoulos, Kushtrim Shala dhe Shqipe Berisha.

Në anën tjetër, njohësit në fushën e inovacionit dhe teknologjisë, profesori i UBT-së, Besnik Qehaja bashkë me ekspertët Belma Lushi, Enea Mançellari, Adlind Haxhjiaj, Xheni Maloku dhe Arbi Bamllari dhe nën drejtimin e profesorit të UBT-së, Besnik Skenderi diskutuan mbi rëndësinë që ka aftësimi në fushën e TIK-ut në epokën e dxhitalizimit.

Ndërkaq, rëndësia e ICT dhe si ndikon në biznes dhe komunitet, ishte një tjetër diskutim përmbajtjesor në këtë festival.

Stavri Pici, Ervin Konstandini, Ervis Smakaj, Gjergji Guri, Dritan Mezini dhe Diana Xhumari folën mbi rëndësinë e ICT dhe si ajo e bën një biznes më efikas, efektiv dhe më të shpejtë për t’u përgjigjur nevojave të klientëve duke ndihmuar aktivitetet e biznesit si dhe duke përfshirë projektimin, prodhimin, kërkimin, zhvillimin dhe shpërndarjen e produkteve.

Bota e startup-eve ishte një prej paneleve me rëndësi të UBT-Korça ICT Festival, ku eksperti nga Izraeli, Tal Catran theksoi rëndësinë e jashtëzakonshme për mbështetjen dhe zhvillimin e tyre, si domosdoshmëri e zhvillimit lokal të Korçës.

Kurse, Cyber Security me panelistë Hergis Jica, Edlira Martiri dhe Ganiela Egro e nën moderimin e profesorit të UBT-së, Blerton Abazi kishte fokus të veçantë rëndësinë që ka sot siguria kibernetike. Po ashtu, rëndësi ju kushtua edhe se sa i vlefshëm është sigurimi i qëndrueshmërisë financiare në suksesin e një biznesi.

Një panel tjetër ishte dhe ai “Tech Time” që në fokus kishte përdorimin e teknologjisë si imperative të kohës sot.

Ndërkaq, në kuadër të punëtorive të organizuara, “Start-up Marketing” nën moderimin e Rrita Rekës nga UBT u prezantuan idetë për bizneset fillestare (start-ups), ku ekipi më i mirë do të marrë trajnim falas për kurset e marketingut në mediat sociale dhe financim të idesë së biznesit. .

Në anën tjetër, “Gaming Arena”, kuize lojërash, përkatësisht realizimi i një loje ishte një prej punëtorive më interesante ku fituesit do të financohen për të realizuar idenë e tij.

Punëtoria tjetër, “Virtual Reality”, zgjoi interesim të madh në këtë festival, duke i kushtuar rëndësi, Realitetit Virtual (VR) si një përvojë e simuluar që mund të jetë e ngjashme ose krejtësisht e ndryshme nga bota reale. Në kuadër të kësaj punëtorie, përmes pajisjeve të siguruar nga UBT, pjesëmarrësit ishin në gjendje të përjetojnë botën artificiale dhe të bëhen pjesë e saj.

Gjithashtu, në festivalin e Korçës u mbajt edhe punëtoria me pjesëmarrje të profesionistëve të fushave të ndryshme, siç ishte edhe “Agrichallenge” ku rëndësi ju kushtua agrikulturës dhe teknologjisë në këtë fushë.

Korça ICT Festival 2021, u përmbyllë me sukses përmes tregimeve të suksesit të studentëve dhe të rinjve të qytetit të Korçës, të cilët dëshmuan për rëndësinë dhe mbështetjen që një qendër e tillë e inovacionit dhe teknologjisë ka në zhvillimin profesional dhe personal tek të rinjtë dhe zhvillimin e ideve të tyre për biznes dhe teknologji. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit