20.3 C
Pristina
Sunday, April 28, 2024

May kërkon ndëshkimin e përgjegjësve për masakrat në Aleppo

Më të lexuarat

Kryeministrja e Britanisë së Madhe, Theresa May, ka deklaruar sot se në mënyrë që OKB të ndihmojë civilët në Halep, duhet të sigurohet marrëveshja për armëpushimin.

May ndodhet në Bruksel ku do të marrë pjesë në Samitin e Bashkimit Evropian (BE). Në një deklaratë për mediat ajo ka thënë se ndër të tjera në këtë samit do të diskutohet edhe për krizën në Siri dhe se përgjegjësit për vrasjet dhe masakrat në Halep duhet të ndëshkohen.

“Duhet të dënojmë fuqishëm ato që po ndodhin në Halep. Duhet të bëjmë përpjekjet tona maksimale për sigurimin e armëpushimi atje, në mënyrë që OKB të ndihmojë njerëzit në nevojë”, u shpreh ajo.

LEXO EDHE: OKB: Ka filluar evakuimi në Alepo, por sërish ka incidente

Duke theksuar se një nga temat që do të diskutohet në këtë samit është edhe çështja e refugjatëve, May në vijim ka shtuar: “Ashtu sikurse e kam thënë që në fillim, Evropa duhet të merret me shkaqet që përbëjnë rrënjët e çështjes që i bën njerëzit të kthehen në refugjatë.”

Në këtë kuadër May ka theksuar se duhet të luftohet kundër trafikantëve të qenieve njerëzore për të mbyllur kështu rrugën e emigrimit ilegal. Ajo ka vënë në dukje se ata të cilët vijnë në rrugë ilegale në Evropë duhet të kthehen mbrapsht.

May ka shprehur kënaqësinë që një nga temat të cilat do të diskutohen është edhe çështja e Brexit-it.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit