8.1 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Masturbimi, i dëmshëm për shëndetin

Më të lexuarat

Masturbimi është një veprim të cilin na e ka ndaluar Allahu i Madhëruar, e dihet se çdo gjë që e ka ndaluar Allahu e ka urtësinë e vet. Praktikimi i masturbimit shkakton çrregullime shëndetësore të cilat mund të kenë pasoja tejet të mëdha.

Sa i përket dëmeve shëndetësore që mund të shkaktohen nga masturbimi, po e përmendim atë që e cek shejh Muhamed Hamidi në librin e tij me titull “Rudud ala ebatil” ku thotë: “Profesori i mjekësisë ligjore pranë Universitetit të Azharit sqaron për disa dëme me rastin e aplikimit të masturbimit. Ai thotë se koka e penisit është shumë e ndjeshme. Nga ngacmimi i saj ngjallet ndjenja për mardhënie intime. Me atë rast aktivizohen gjëndrrat seksuale dhe nga organi del sasi e caktuar e spermatozoidëve. Megjithatë, nëse kjo procedurë kështu përsëritet shpesh mund që ndjeshmëria të dobësohet. Prandaj ai që aplikon këtë mënyrë të daljës së spermes mund të mos ketë mundësinë e kryerjes së mardhënieve intime, sepse organi gjenital i mashkullit më nuk ngacmohet me rastin e futjes së organit në vaginë, pasi që dalja e spermës nuk shkaktohet përveç pasi ta bëjë atë me dorë. Kjo shkakton dëm te vetë burri, gjithashtu edhe gruas e cila ka të drejtë të kërkojë nga ai kënaqësi seksuale.”

Me këtë rast do të shtojmë edhe atë se sperma është një prej komponenteve kryesore të trupit dhe element bazë për krijimin e pasardhësve, për të cilën mjekja anleze Mary Stubes në librin e saj “Married, Love” “Martesa, dashuri” përmend se analizat kimike të bëra të spermes tregojnë, në mes të tjerash, se sperma përmban një sasi të madhe të kalciumit dhe fosforit, dy elemente shumë të nevojshme për formimin e trupit të njeriut. Nëse kjo është e vërtetë atëherë njerëzit vërtetë gabojnë shumë kur këtë lëng (spermën) e konsiderojnë të tepërt dhe e hedhin jasht pa nevojë.”

Mjaftojnë këto që u përmenden ta kuptojmë rrezikun e këtij veprimi, e posaçërisht, kur kjo shnëdrrohet në ves, prandaj duhet të largohemi nga ky veprim dhe çdo gjëje që na shpien tek ai, si shikimi i fotografive të grave, shikimi i vajzave, domethënë: mosulja e shikimit, mos kryerja e obiligimeve ndaj Allahut, mos bërja dhikër, mos falja namaz nate, mos shoqërimi me musliman të mirë etj.

Pasi kuptuam këtë, është e nevojshme të përmendim se disa dijetarë të medhhebit hanbeli e lejojnë masturbimin, mirëpo duhet ta kemi të qartë se ata e lejojnë këtë vetëm në situata të caktuara.

Alaudin Abazi/klubikulturor/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit