12.8 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Masakra e radhës në Siri: Në një lumë afër Halepit gjenden 220 kufoma

Më të lexuarat

Këtë herë në fotografi duken kufomat e 220 personave, në mesin e të cilëve ka edhe fëmije e të moshuar, të cilët pasi janë torturuar nga regjimi i Esadit në Halep janë ekzekutuar dhe hedhur në ujët e ftohtë të Lumit Kuvejsh.

Kufomat e viktimave nga lumi u nxorën nën vëzhgimin e Institutit të Drejtësisë së Sirisë me seli në Halep dhe u fotografuan duke bërë identifikimin një për një të tyre.

Njoftohet se pamjet e reja do të vlerësohen në kuadër të “krimit të luftës dhe kundër njerëzimit që ka kryer regjimi i Esadit në Siri”.

Javën e kaluar ishin publikuar me dhjetëra-mijëra fotografi lidhur me çdo lloj torture që regjimi i Esadit kishte ushtruar ndaj civilëve sirianë. /trt/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit