12.3 C
Pristina
Monday, April 29, 2024

“Marshi qytetar për Halepin” mbërrin në Shkup

Më të lexuarat

Grupi prej rreth 20 aktivistëve të vendeve të ndryshme të Evropës të cilët para 117 ditëve nisën “Marshin qytetar për Halepin” nga Berlini drejt Halepit dhe të cilët deri më tani kanë kaluar më shumë se 1.800 kilomera nëpër Evropë, sot mbërritën në qendrën e qytetit të Shkupit, ku u pritën nga disa aktivistë të të drejtave të njeriut dhe qytetarë për të parë pjesëmarrësit në këtë marshim.

Pjesëmarrësit e “Marshit qytetar për Halepin” mëngjesin e ditës së djeshme arritën në Maqedoni, në kufirin verior të vendit, në afërsi të qytetit të Kumanovës. Ata u pritën nga ana e organizatave joqeveritare humanitare të cilët u ndanë paketa me ushqim sikurse refugjatëve që kaluan nëpër territorin e vendit.

Për nesër pjesëmarrësit në marshim kanë paralajmëruar tubim në qendrën e qytetit të Shkupit dhe shëtitje nëpër qytet, ndërsa në Çarshinë e Vjetër të Shkupit do të prezantojnë “Marshin qytetar për Halepin”. Gjithashtu, është paraparë që pjesëmarrësit në marshim të takohen me qytetarë të Shkupit, me të cilët do të diskutojnë dhe do të shkëmbejnë ide rreth paqes në botë.

Marshi nga territori i Maqedonisë do të largohet më datë 30 të këtij muaji për të vazhduar më tej drejt Greqisë. Gjatë qëndrimit në Maqedoni, pjesëmarrësit do të organizojnë aktivitete të ndryshme që kanë për qëllim rritjen e ndërgjegjësimit të publikut mbi gjendjen e popullit sirian.

Ky marsh qytetar filloi më 26 dhjetor të vitit të kaluar nga Berlini dhe deri më tani ka kaluar përmes Gjermanisë, Çekisë, Austrisë, Sllovenisë, Kroacisë, Bosnjë e Hercegovinës dhe Serbisë. Marshi në Siri pritet të mbërrijë nga fundi i verës 2017.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit