15.5 C
Pristina
Sunday, May 19, 2024

Lutje Izraelit: hebreu Zelensky “harron” palestinezët

Më të lexuarat

Prova morale e presidentit ukrainas, dështim: citon atë që s’duhet cituar…

Duke iu drejtuar parlamentit izraelit përmes një lidhje video, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se vendi i tyre do të duhet të jetojë me vendimet që merr nëse do të ndihmojë Ukrainën të mbrohet nga pushtimi rus.

Duke bërë krahasime midis ofensivës ruse dhe “zgjidhjes përfundimtare” – plani i Gjermanisë naziste për të shfarosur hebrenjtë – Zelensky vuri në pikëpyetje hezitimin e Izraelit për t’i shitur Ukrainës sistemin e mbrojtjes raketore Iron Dome.

“Të gjithë e dinë se sistemet tuaja të mbrojtjes raketore janë më të mirat… Dhe po, ju mund të ndihmoni patjetër popullin tonë, të shpëtoni jetën e ukrainasve, hebrenjve ukrainas,” tha Zelensky, i cili është vetë hebre.

“Ne mund të pyesim veten pse nuk mund të marrim armë nga ju, pse Izraeli nuk ka vendosur sanksione të forta ndaj Rusisë ose nuk po ushtron presion mbi ekonominë ruse? Në çdo rast, zgjedhja është e juaja, vëllezër dhe motra. Populli i Izraelit, ju duhet jetoni me përgjigjen tuaj”, shtoi ai.

Në adresën e tij video, ai citoi edhe kryeministren e ndjerë izraelite Golda Meir me fjalët “ne duam të jetojmë, por fqinjët tanë duan të vdesim”, referuar arabëve.

“Ne mbetemi, jemi gati për kompromis,” shtoi ai, duke tërhequr një paralele midis Ukrainës së sotme dhe “historisë së shtetit të Izraelit”.

Por duhet kujtuar se Izraeli në këtë rast është vetë një shtet pushtues, i dërguar madje dhe në Hagë për krime lufte ndaj palestinezëve.

Vendi prej të cilit Zelensky ka origjinën, mban vulën e autorësisë se një prej plagëve më të mëdha të botës moderne, Palestinës, duke shkruar aty historinë e tij mizore si shtet, krijuar në tokat e një tjetër popullsie. Për këtë madje, është dënuar dhe me rezoluta ndërkombëtare. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit