9.2 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Lumturia qëndron mbi dy shtylla kurse shkaku i dëshpërimit dhe i humbjes qëndron tek të kundërtat e këtyre shtyllave

Më të lexuarat

Allahu i Madhëruar, në Kuran, shumë shpesh i ka përmendur së bashku çështjen e faljes së namazit dhe çështjen e zekatit. Si tek Fjala e Allahut nē fillimin e sures El- Bekare, kur sqaron cilësitë e mutekijnëve (përkushtuesëve):

﴿وَیُقِيمُونَ ٱلصَّلَوٰةَ وَمِمَّا رَزَقْنَـٰهُم یُنفِقُونَ﴾
“E përkryejnë namazin dhe prej asaj me çka i kemi furnizuar, ata shpenzojnë (për hir të Zotit)”. [El- Bekare: 3]

“Kjo përmban një urtësi të këndshme: namazi mbjell sinqeritetin ndaj të Adhuruarit, ndërsa zekati përfaqëson bamirësinë ndaj adhuruesve të Tij.

E pra, lumturia e adhuruesit qëndron mbi këto dy shtylla: te sinqeriteti ndaj të Adhuruarit dhe te përpjekja për të qenë në ndihmë të krijesave; kurse shkaku i dëshpërimit dhe i humbjes qëndron tek të kundërtat e këtyre shtyllave.
E si mund të jetë i lumtur ai që nuk gëzon sinqeritetin e adhurimit dhe ai që nuk është i dobishëm për krijesat?!”

📚 Shiko: Tefsiri i Sa’adit, Allahu e mëshiroftë, fq 36.

@AdelinaKucana

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit