15.3 C
Pristina
Wednesday, May 15, 2024

LUFTA RUSI – UKRAINË, NA MËSOI SHUMË GJËRA

Më të lexuarat

LUFTA RUSI – UKRAINË, NA MËSOI SHUMË GJËRA, ndër to:
1. Politikat e liga të klaneve të ngushta, bëjnë që vëllai ta vras vëllain.
2. Vrasja e shtresave të pambrojtura të popullatës: gra, pleq, fëmijë e të ngjashëm, tregon haptas se çfarë janë në gjendje të bëjnë jobesimtarët, apo besimshtrembërit në Zotin e gjithësisë. Përderisa besimdrejtët i porosiste i Derguari i tyre: Mos vrisni gra, fimijë, pleq, murgjër nëpër vendadhurimet e tyre, bujqë në ara, mos i vrisni kafshët, mos digjni shtëpi e mos i preni drunjtë!
3. Nëse këto janë të bëmat e ushtrisë ruse me vëllezërit e tyre; nga feja dhe kombësia të popullatës civile ukrainase, atëherë çfarë bënin këta barbarë me popullatën civile siriane; të fese dhe kombësisë tjetër!?
4. Edhe njëherë po dëshmohet vërtetësia e fjalëve të Allahut në lidhje me prijësit mizorë e jobesimtarë, ku thotë: “Kur u thuhet atyre: Mos bëni çrregullim në tokë, ato thonë: Ne po mbajmë rend e po rregullojmë”, gjithashtu: “Kur ndonjëri prej tyre bëhet udhëheqës, me nxitim fillon të bëj çrregullim në tokë; i shfaros të mbjellurat dhe njerëzit”.
5. Pjesa dërmuese e atyre që mund dhe do të duhej ta ndalnin çrregullimin në tokë, zakonisht e bëjnë telespektatorin (në mos edhe shkaktarin e çrregullimit).
6. Rreshtimi i muslimanëve të Kadirovit çeçen në krah të agresorit, tregon sa i rëndësishëm është edukimi i mirëfilltë i muslimanëve mbi parime islame të shëndosha, nga dijetarë të denjë. Ngase këta muslimanë që u edukuan në frymën putiniane, nuk po dinë ta dallojnë të keqen prej të mirës. Kështu do të ndodhte edhe me muslimanët tanë, nëse edukimi i tyre do të bëhej sipas interpretimeve të mësimeve të Islamit nga: Analistët, sekularistët, orientalistët e veshur padrejtësisht me petkun e hoxhës, e shtresa të tjera, të cilët nuk arritën ta edukonin vetveten, e si do të edukonin një popull.

/Hoxhë Rasim Haxha/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit