12.9 C
Pristina
Saturday, April 27, 2024

Lufta e Dytë: takimi i dy strumbullarëve në 18 mars 40-të

Më të lexuarat

Kur dyshja mizore fliste për paqen e sillte luftën

Arkivat shqiptare kujtojnë një takim të 18 marsit ’40 mes Duçes dhe Hitlerit, që ndërsa floën për paqe sollën luftën.

Nën atmosferën e zymtë globale të agresionit rus në Ukrainë, gjë që për shumëkënd është nisja e Luftës së Tretë, sillet në kujtesë pikërisht ky takim mes dy strumbullarëve të së Dytës së përgjakshme.

“Si sot, më 18 mars të vitit 1940, dy shpënësit përpara të ideologjive totalitare, të fashizmit dhe të nazizmit, pohuan bazat solide të boshtit Romë-Berlin.

Në bashin e alpeve italiane, në komunën e Brennero-s, kreu i Partisë Fashiste Italiane, Benito Musolini, priti në një tryezë të përbashkët, udhëheqësin (‘Der Führer’) e Rajhut të Tretë, Adolf Hitlerin. Ky shkëmbim politik përfundoi me një deklaratë të përbashkët për shtyp, përmes të cilës përvijohej afria e pikëpamjes së Romës dhe të Berlinit zyrtar mbi Evropën dhe Mesdheun.

Takimi zgjati dy orë e dymbëdhjetë minuta, me dyer të mbyllura. Të dyja palët diskutuan planet e mundshme për agresion të përbashkët në të ardhmen e afërt, por në ligjëratat e tyre publike artikuluan veçse mbi ruajtjen e paqes në Evropë”, shkruan Arkiva. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit