6.6 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

“Lucky Media” nga Gostivari edhe këtë vit ka digjitalizuar kohën e iftarit dhe syfyrit

Më të lexuarat

Aplikacioni i krijuar nga “Lucky Media” në Gostivar jep mundësinë qytetarëve të disa shteteve të BE-së që në kohë reale të ndjekin kohën e saktë të iftarit dhe syfyrit gjatë muajit të ramazanit. Ky aplikacion i cili quhet Ramazan.mk fillimisht u krijua vitin e kaluar ndërkaq këtë vit ka disa risi, potencoi Lokman Musliu, një ndër krijuesit.

Besimtarët mysliman në tetë shtete të Bashkimit Evropian do të kenë mundësi që në mënyrë të digjitalizuar të ndjekin në kohë reale kohën e ngelur deri në iftar apo syfyr, edhe atë përmes aplikacionit të krijuar nga të rinjtë e kompanisë “Lucky Media” në Gostivar.

Cilat shtete kanë qasje në këtë aplikacion?
Aktualisht, sipas një ndër themeluesit e aplikacionit, Lokman Musliut, shtetet, të dhënat e të cilave janë në aplikacion janë: Maqedonia e Veriut, Shqipëria, Kosova, Italia, Gjermania, Zvicra, Sllovakia dhe Austria.

Musliu potencoi se gjatë vitit të ardhshëm do të mundohen që kjo listë e shteteve të zgjerohet sa më shumë, në mënyrë që aplikacioni të jetë i qasshëm për të gjithë që kanë nevojë për atë, pa marrë parasysh shtetit ku jetojnë.

Shifrat e shikimeve të Ramazan.mk vetëm dy ditë pas lansimit janë shumë optimiste, siç theksoi Lokmani, për dy ditë numri i shikuesve në këtë aplikacion ka arritur deri në 9.000 persona.

Si mund të regjistrohet aplikacioni në telefon?

Përmes një video incizimi, kreatorët e aplikacionit Ramazani.mk ju shpjegojnë mënyrën më të lehtë me vetëm dy klikime për të regjistruar këtë aplikacion në telefonin tuaj celular.

Ndryshe, muaji i ramazanit ka filluar me datë 13 prill ndërsa do të përfundojë me datë 12 maj, ky aplikacion do të jetë i qasshëm për përdoruesit në çdo kohë dhe gjatë gjithë muajit të ramazanit në mënyrë që besimtarët ta kenë arritjen deri te informatat e nevojshme për kohën e iftarit dhe syfyrit.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit