7.8 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Lokja e pasur 83-vjeçare nga Veleshta e Strugës, tërë pasurinë ia dhuroi vakëfit

Më të lexuarat

Lokja 83 vjeçare nga Veleshta e Strugës, Fikrije Nasufi ka zgjedhur ditën e premte për të bë një vepër humane. Ajo ka nënshkruar te avokati se tërë pasurinë e saj ia dhuron vakëfit të Strugës.

Avokati Besnik Asani nga Struga, thotë se bëhet fjalë për pasuri të madhe, duke shtuar se vlera e saj në treg konsiderohet mbi 50 mijë euro.

“Punë që e bëj me kënaqësi. Sot gjyshja Fikrije Nasufi dhuroi pronën e saj vakëfit. Prona ka vlerë të madhe. Te gjyshja Fikrije pash një bidje të plotë dhe besim të fortë në Zot. Zoti e shpërbleftë me të mira pa fund!”, ka shkruar avokati Asani në rrjetin social Facebook në të cilën i ka bashkangjitur edhe një fotografi të përbashkët me të moshuarën dhe familjarët e saj.

E moshuara Fikrije Nasufi, përkrahje për këtë vendim ka pasur edhe nga familja./KlanMacedonia/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit