18.9 C
Pristina
Tuesday, April 30, 2024

Lladrovci në listën e zezë të SHBA-së

Më të lexuarat

Nëse Ramiz Lladrovci zgjidhet kryetar i Drenasit, këmba e tij kurrë nuk do të shkelë në Amerikë, si kryetar. Kjo sepse emri i Lladrovcit figuron në listën e zezë të SHBA-ve.

Lladrovci e la pozitën e ambasadorit të Kosovës në Shqipëri për të kandiduar për kryetar të Drenasit në zgjedhjet e 4 dhjetorit që do të mbahen në këtë komunë.

Ardhja e Ramiz Lladrovcit shkaktoi pakënaqësi të shumta edhe mes zyrtarëve të Partisë Demokratike të Kosovës në Drenas, dy prej të cilëve dolën të pavarur në mënyrë demonstrative, por tërhoqën kandidaturën më vonë, siç u raportua, pasi atyre iu premtuan pozita pune nga kryetari i PDK-së, Kadri Veseli.

Askush nuk e di pse PDK me çdo kusht shtynë përpara kandidimin e Lladrovcit për Drenasin, kur dihet se Lladrovci nuk njihet për ndonjë atribut të veçantë gjatë karrierës së tij politike.

Përkundrazi, Lladrovci ende gjendet në listën e zezë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe konsiderohet kërcënimin për paqen në SHBA.

Në listën e SHBA-së ku ndodhen emrat e 22 kosovarëve, përfshirë Ramiz Lladrovcin, thuhet se personat janë listuar meqë përbëjnë kërcënim për paqen, mbështesin dhunën dhe kanë potencial pengues për politikën amerikane dhe perëndimore në Ballkan.

Përveç Lladrovcit në listë gjenden edhe emra tjerë të njohur në politikën kosovare si Daut Haradinaj, Rexhep Selimi, Sami Lushtaku, Azem Syla, Emrush Xhemajli, e të tjerë. /Periskopi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit