18.7 C
Pristina
Sunday, May 19, 2024

Ligjërata e Shefqet Krasniqit, Xhamia nuk i zë të pranishmit

Më të lexuarat

Me një mesazh për largimin e tij nga Xhamia e Madhe në Prishtinë Shefqet Krasniqi imami i arrestuar e më pas liruar nga gjykata si i pafajshëm ka nisur ligjëratën pas namazit të Jacisë.

“Nga qershori 2014, Allahu ka dashtë që mos me u ulë në këtë xhami por ja që allahu e deshti dhe sërish me emrin e Allahut jemi bashkë sërish. Faleminderit kryetar e xhemat për krejt lutjet e mbështetjen, kjo e është shenjë e fortë qe e kimi ruajte dinin. Kthehemi në temë se shumë ujëra kanë kaluar ndër urë qe 4 vite e gjysmë” ka thënë Krasniqi.

Gazetarja e Kallxo.com raporton se qindra njerëz janë mbledhur edhe jashtë xhamisë për të dëgjuar ligjëratën e tij pasi nuk kishte vend brenda për të gjithë.

Pas mesazhit për rikthimin e tij në ligjëratat në xhami Krasniqi ka vazhduar me ligjëratën e tij të lënë në vitin 2014.

Krasniqi ishte arrestuar gjatë 2014-tës për tu përballur me akuzat e prokurorisë për vepra terroriste. Ai me vendim përfundimtar të gjykatës është shpallur i pafajshëm

 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit