32.5 C
Pristina
Friday, July 12, 2024

Ligj i cili nuk ndryshon – Ed-hem Sherkavi

Më të lexuarat


Fadël ibën Mervani ishte ministër i Mutesimit, ishte zullumqar edhe mendjemadh, krenohej me zullumin që e bënte. Pas një kohe ia përmbys gjendjen halifi Mutesim dhe e burgosi, e thoshte: Fadël ibën Mervani e hidhëroi Allahun për të më kënaqur mua, e tani Allahu më bëri që ta nënçmoj atë!
Gurerul-Hasais, Ibrahim Shemsud-Din, fq. 82
Ligj i cili nuk ndryshon kurr!
Harro çka të duash, por këtë ligj assesi mos e harro!
Ai që blen hidhërimin e Allahut duke fituar kënaqësinë e njerëzve do hidhërohet me te Allahu, por do i bëjë edhe njerëzit të hidhërohen me te,
kurse ai që blen kënaqësinë e Allahut duke i hidhëruar njerëzit, me te do jetë i kënaqur edhe Allahu edhe njerëzit.
Secili njeri, për të cilin i ke bërë mëkat Allahut, me te do të ndëshkojë Allahu.
Çdo gjë që e ke lënë për hir të Allahut, Allahu do ta zëvendësoje me diçka që është më e mirë se ajo që e ke lërë.
Çdo fillim i cili nuk e kënaq Allahun, fundi i saj nuk do të kënaq as ty.
Çdo lezet në haram të cilin e ke braktisur për Allah do marrësh shumfishin e saj nga hallalli.
Nuk do e dëgjonim emrin e vajzës që i krehte flokët vajzës së faraonit, e cila ishte vetëm një shërbëtore, sikurse te ajo të mos ishte Allahu i Pari, andaj edhe u fut në mesin e emrave të pavdekshëm.
Kurani nuk do na fliste për magjistarët e Faraonit me kaq respekt sikur ataata të mos i jepnin përparësi kënaqësisë së Allahut para hidhërimit të Faraonit!
Nëse kënaqësia e Allahut është në një anë e krejt dynjaja në anën tjetër,
Ti zgjedhe Allahun!

Ed-hem Sherkavi
Përktheu: Bekir Halimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit