9.4 C
Pristina
Tuesday, April 23, 2024

Liderët botërorë do të marrin kopje të librit të presidentit Erdoğan në AP të OKB-së

Më të lexuarat

Përkthimet e librit të titulluar “Një botë më e drejtë është e mundur” do t’u jepen liderëve botërorë në seancën e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në New York

Një libër i shkruar nga presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, do t’u prezantohet liderëve botërorë në seancën e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara (OKB) që fillon më 21 shtator në New York, transmeton Anadolu Agency (AA).

Përkthimet e librit të titulluar “Një botë më e drejtë është e mundur” do t’u jepen liderëve botërorë.

Libri i presidentit Erdoğan nxjerr në pah çështjet kryesore me të cilat përballet politika globale, përfshirë padrejtësitë, krizat e refugjatëve, terrorizmin dhe islamofobinë. Libri po ashtu fokusohet në diskriminimin dhe standardet e dyfishta në botë.

Presidenti turk tërheq vëmendjen te problemet me OKB-në, të tilla si mangësitë në aspektin e legjitimitetit, përfshirjes, efikasitetit, përfaqësimit dhe qeverisjes, duke përsëritur se trupi global ka nevojë për reforma gjithëpërfshirëse.

Erdoğan apelon për përfaqësim më të drejtë dhe për heqjen e të drejtës së vetos aktualisht të kufizuar në pesë anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, respektivisht SHBA-së, Mbretërisë së Bashkuar, Francës, Rusisë dhe Kinës.

Libri ofron zgjidhje për ri-organizimin e Këshillit të Sigurimit të OKB-së në mënyrën që të përfaqësojë të gjitha komunitetet, besimet, origjinat dhe kulturat në mënyrën më të barabartë të mundshme.

Erdoğan po ashtu propozon që numri i anëtarëve të përhershëm të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të rritet në 20.

Libri do të printohet dhe do të shpërndahet nga shtëpia botuese ‘Turkuaz’ me bazë në Stamboll. Ai do të përkthehet në disa gjuhë, përfshirë në gjuhën angleze, arabe, gjermane, frënge, ruse dhe spanjolle.

Fitimet nga shitja e librit do t’i shkojnë Autoritetit të Turqisë për Menaxhimin e Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD).

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit