“Duke qenë dëshmitarë të një katandie të mjedisit jetësor në Tetovë, që nga ndotja e ajrit, deponitë e egra gjithandej dhe djegia e tyre, por edhe mungesa e ujit të pijshëm, Lëvizja BESA (Departamenti i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor), ashtu siç ka qenë gjithnjë në mbështetje të zërit që kërkon mirëqenie mjedisore, edhe kësaj radhe do ta mbështetë protestën “Largo deponinë nga qyteti!”, që do të organizohet nga lagjja “Dardania” më 20 korrik në Tetovë.
Në të vërtetë, në frymë të premtimeve tona se nuk jemi këtu vetëm që të reagojmë, por edhe të protestojmë, do të jemi të mërkurën krah për krah me këta banorë, duke i mbështetur ata në këtë të drejtë legjitime natyrore. Në këtë mënyrë do të vazhdojmë edhe në të ardhmen, derisa Komuna e Tetovës ta kuptojë se cila është detyra e saj dhe derisa në qytetin tonë të mos mbeten deponi të egra vend e pa vend, të cilat e rrezikojnë jetën e qytetarëve tanë”, thuhet në njoftimin e BESËS.