3 C
Pristina
E diel, 18 Prill, 2021

LDK e AKR nuk zmbrapsen për Jahjagën

Më të lexuarat

LDK vazhdon të insistojë në respektimin e marrëveshjes ndërmjet tre liderëve politikë Thaçi-Mustafa-Pacolli, duke u zotuar se nuk heqë dorë nga qëndrimi i saj për dorëheqjen e presidentes, Atifete Jahjaga. Por, jo vetëm partia e Isa Mustafës që kërkon respektimin e marrëveshjes së 6 prillit 2011, e cila ishte në funksion të tejkalimit të krizës institucionale, në të njëjtën linjë është edhe partia e Behgjet Pacollit, AKR.
Që të dy forcat politike, nënshkruese të marrëveshjes kanë thënë se nëse nuk respektohet marrëveshja politike, atëherë përfundimisht rrezikohet reforma zgjedhore dhe kushtetuese, shkruan “Zëri”.

Ndasitë në mes tri subjekteve politike (PDK-së, me LDK-në dhe AKRnë) nënshkruese të marrëveshjes, erdhën vetëm pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, ku thuhet se presidentja Atifete Jahjaga, ka mandat deri më 2016. Partia e Isa Mustafës thotë se zgjedhjet presidenciale duhet të mbahen në fund të këtij viti, konform marrëveshjes.

Vjosa Osmani nga LDK, e cila është anëtare e Komisionit për Ndryshimin e Kushtetueses, deklaron se subjekti i saj politik është në pritje të respektimit të marrëveshjes edhe nga subjektet politike që janë pjesë e dakordimit. Ajo ka rikujtuar se vendimi i Gjykatës Kushtetuese nuk e ndalon dorëheqjen e presidentes Jahjaga.

Edhe zyrtarë të AKR-së thonë se nuk janë zmbrapsur nga qëndrimi i tyre se marrëveshja politike duhet respektuar.

Myzejene Selmani nga AKR ka thënë shkurt” Jo, jo nuk ka tërheqje nga qëndrimi për respektim të marrëveshjes”. /Telegrafi/kohaislame

Artikulli paraprakPër marrëveshje të re
Artikulli tjetërYahoo me drejtues të ri
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit