16.7 C
Pristina
Tuesday, May 21, 2024

Lavrov paralajmëron Sirinë dobësimin në vendimmarrjen politike

Më të lexuarat

Ministri i jashtëm i Rusisë ka paralajmëruar se dobësimi në vendimmarrjen politike në Siri shkakton forcimin e kryengritësve në këtë vend.
Sipas agjencisë Russia Today, Sergei Lavrov, në takimin e 8-të të liderëve të vendeve lindore aziatike në Brunei ka thënë se dobësimi në veprime për zgjidhjen e krizës siriane në rrugët politike, i jep këtë mundësi kryengritësve që të shtojnë influencën në këtë vend. Lavrov u ka kërkuar kundërshtarëve te regjimit sirianë të vetëpërmbahen ndaj veprimeve provokuese, veprime të cilat pengojnë çarmatimin nga armët kimike të Damaskut. Lavrov theksoi se Moska po përpiqet për organizimin e konferencës Gjeneva 2 sa më shpejt të jetë e mundur. Ministri i jashtëm rus theksoi se kundërshtarët e regjimit sirian deri tani nuk kanë arritur në asnjë konsensus në lidhje me këtë konferencë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit