8.4 C
Pristina
Tuesday, April 30, 2024

Lavrov: Nevojitet dialog konstruktiv sot kur situata në botë është gjithnjë më turbulente

Më të lexuarat

Kryediplomati rus tha se sot është i nevojshëm një dialog konstruktiv në të gjitha vendet e botës, kur situata në botë po bëhet gjithnjë e më e trazuar, kur njerëzimi po përballet me shumë sfida

Ministri i Punëve të Jashtme i Rusisë, Sergey Lavrov, tha sot në Samitin me rastin e 60-vjetorit të Lëvizjes së Vendeve të Painkuadruara, që mbahet në Beograd, se Rusia ka status të vëzhguesit dhe se kjo hap shans të ri për bashkëpunim në zgjidhjen e të gjitha çështjeve, por edhe ndihmën në sigurimin e paqes, raporton Anadolu Agency (AA).

Lavrov tha se sot është i nevojshëm një dialog konstruktiv në të gjitha vendet e botës, kur situata në botë po bëhet gjithnjë e më e trazuar, kur njerëzimi po përballet me shumë sfida.

Ai shtoi se parimet kryesore të lëvizjes për të gjithë janë shumë të nevojshme, veçanërisht për zgjidhjen e situatave të plota, ndërtimin e demokracisë.

“Vendi ynë ka statusin e vëzhguesit dhe kjo na hap një shans të ri për të bashkëpunuar në zgjidhjen e të gjitha çështjeve, rajonale dhe botërore, por edhe për të ndihmuar në sigurimin e paqes”, tha Lavrov.

Ai theksoi se takimi i parë i lëvizjes në vitin 1961 dërgoi një mesazh të qartë për gjithë botën, se nuk kishte asnjë alternativë tjetër dhe se duhet zgjidhen të gjitha sfidat që evoluojnë, dhe se konceptet kryesore të OKB-së dhe rendit botëror në përgjithësi duhet të mos harrohen.

Në fund, Lavrov shtoi se është e nevojshme të shmangen standardet e dyfishta, është e nevojshme të ruhen idealet e respektit dhe bashkëpunimit reciprok, por edhe të luftohet për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, për të luftuar terrorizmin.

“Shpresojmë që edhe roli ynë si vëzhgues gjithashtu të ndihmojë me të gjitha veprimet e koordinuara”, tha Lavrov.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit