A mjafton larja e detyrueshme para namazit të sabahut për ditën e xhuma, apo jo?

Më të lexuarat

 

📩 Pyetja:
A mjafton larja e detyrueshme para namazit të sabahut për ditën e xhuma, apo jo?

📄 Përgjigjja:
Suneti ditën e xhuma është të bëhet gusli (larja) për xhumanë, dhe më e mira është të kryhet kur niset për në xhami – kjo është më e preferuara. Nëse lahet në fillim të ditës, është e vlefshme. Gusli i ditës së xhuma është sunet i fortë, dhe disa dijetarë kanë thënë se është i detyrueshëm. Prandaj, duhet të ruhet ky sunet çdo të premte, dhe më e mira është të kryhet kur njeriu synon të shkojë për namazin e xhumasë, sepse kjo është më e plotë për pastërtinë dhe largimin e erërave të këqija, bashkë me kujdesin për parfum dhe veshje të rregullta.

👈 Gjithashtu, kur del për në xhami, duhet të kujdeset për përulësinë (khushuu’) dhe të ecë me hapa të qetë, sepse çdo hap i shlyen mëkatet dhe i ngre shkallët e tij. Prandaj, duhet të ketë përkushtim dhe kujdes.

👈 Kur të arrijë në xhami, hyn me këmbën e djathtë, përshëndet Profetin ﷺ me salavat dhe thotë:
“Kërkoj mbrojtje te Allahu i Madhërishëm, te fytyra e Tij fisnike dhe te pushteti i Tij i përjetshëm, nga shejtani i mallkuar. O Allah, hap për mua dyert e mëshirës Tënde.”

👈 Pastaj fal aq rekate sa i ka caktuar Allahu, pa ndarë dy persona mes tyre, dhe më pas ulet duke pritur – ose në lexim Kur’ani, ose në dhikër dhe istigfar, ose në heshtje – derisa të vijë imami. Pastaj, kur imami të flasë, e dëgjon me vëmendje dhe pastaj falet bashkë me të.

👈 Nëse vepron kështu, ka bërë një të mirë të madhe. Në hadithin sahih është transmetuar se Allahu, i Lartësuar, ia fal mëkatet midis kësaj dhe xhumasë tjetër, plus edhe tre ditë shtesë, sepse çdo e mirë shpërblehet dhjetëfish.

📚 Fetvatë e Xhamisë së Madhe – Shejh Ibën Bazi, Allahu e mëshiroftë!
Linku i fetvasë:

https://binbaz.org.sa/fatwas/1582/%D8%BA%D8%B3%D9%84-%D9%8A%D9%88%D9%85-%D8%A7%D9%84%D8%AC%D9%85%D8%B9%D8%A9-%D9%88%D9%88%D9%82%D8%AA%D9%87

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit