14.2 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

Lani sa më shumë pjata dhe fusni më pak rroba në lavatriçe. Do t’ju shpëtojë jetën!

Më të lexuarat

Shumë prej nesh e mendojnë dhe i duket e pabesueshme, por është e vërtetë. Dhe kjo nuk thuhet nga ne, por nga studiuesit.

Na duhet të bëjmë punët e shtëpisë por i zvarrisim e i zvarrisim për ditën, javën, muajin tjetër. Kjo kur bëhet fjalë për larjen e dyshemesë apo marrjen e pluhurave, sepse pjatave dhe rrobave ua kemi gjetur zgjidhjen. Studimet më të fundit tregojnë se larja e rrobave, dyshemesë apo çfarëdo larje e fshirje shpëton jetën.

Studimi përfshiu 6000 gra të moshës 63-99-vjeçare dhe u pa se gratë që bënin punë shtëpie 30 minuta në ditë ishin 12% më pak të rrezikuara nga vdekja.“Më mirë është të bësh diçka sesa asgjë. Studimi jonë tregon më së miri se shëndeti varet nga aktiviteti fizik.” thotë Prof. LaMonte.

Studiuesit thonë se ndonëse studimi u përqëndrua te gratë në moshë, ky është një mesazh për të gjithë gratë dhe burrat e rinj, që të kuptojnë se mungesa e aktiviteteve dhe jeta pa shumë lëvizje ka pasoja fatale.

Burimi: Daily Mail

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit