10.7 C
Pristina
Thursday, May 16, 2024

Lajçak në Itali, temë diskutimi zhvillimet në Ballkan dhe dialogu Kosovë-Serbi

Më të lexuarat

I Dërguari Special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka qenë në Itali ku ka zhvilluar një takim me nënsekretarin italian të shtetit Benedetto Della Vedovam për zhvillimet e fundit në Ballkan.

Lajçak në këtë takim ka falënderuar Italinë për mbështetjen që i ka dhënë atij në rolin e ndërmjetësuesit të dialogut. Ndër të tjera përmes një postimi në Twitter ai ka informuar palën italiane për gjendjen aktuale të dialogut.

E përditësova për gjendjen aktuale të dialogut dhe hapat që kemi përpara. Faleminderit Italisë për mbështetjen e saj të madhe për punën time dhe integrimin e rajonit në BE”, shkruan ai në profilin e tij në Twitter.

Takimi i fundit mes Kosovës dhe Serbisë në nivel teknik ishte më 16 nëntor. Lajçak zhvilloi takime të ndara me kryenegociatorët, por nuk pati takim trepalësh./abcnews.al

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit