12.1 C
Pristina
Saturday, May 18, 2024

Ky këngëtar nuk e ndali vdekjen, të marrim mësim o njerëz!

Më të lexuarat

Fama nuk e shpëtojë nga vdekja. Si të gjithë të tjerët edhe ai e shijoi vdekjen.

DJ Avicii vdiq në moshën 28 vjeçare, emri i tij i vërtetë ishte Tim Bergling, ndërsa u gjet i pajetë në Oman duke e lënë familjen dhe miliona fansa të pikëlluar.

Avicii ka qenë një DJ i famshëm, i cili ka bashkëpunuar me artistë të njohur duke u nisur që nga Madonna, e deri te Coldplay.

Tim Bergling ka lindur më 8 shtator të vitit 1989 në Stokholm të Suedisë, nga prindërit Klas Bergling dhe aktorja Anki Liden.

Bergling shpjegoi se emri Avicii do të thotë “niveli më i ulët i ferrit budist” (Avīci) dhe ai zgjodhi këtë emër artistik sepse emri i tij i vërtetë tashmë ishte përdorur pas krijimit të faqes së tij në rrjetin social “MySpace”.

Ai vuajti nga pankreatiti akut – që është një inflamacion potencialisht kërcënues për jetën e pankreasit, pjesërisht për shkak të pijes së tepruar.

Si rezultat i problemeve të tij shëndetësore ai kishte fshikëzën e tij dhe shtojcën e hequr që nga vitin 2014, duke anuluar një sërë shfaqjesh në përpjekje për të rimarrë veten.

 

Avicii vdiq, si shumë të tjerë që vdiqën dhe si shumë të tjerë që inshaAllah do të vdesin. Kjo dynja kështu është, prandaj nuk duhet të hutohemi nga e ardhmja që na pret. Jeta në varr, Dita e Gjykimit dhe llogaridhënia që do të kemi për të gjitha veprat e jetës sonë para Zotit të Madhërishëm, Gjykatësit Absolut, duhet ti kemi në mendje, ngase kjo jetë sa do i famshëm të jesh prap nuk të ndihmon asgjë para Zotit. Te Zoti bënë dobi ai që i kthehet Atij me zemër të sinqertë e të penduar.

 

Një të gjithë duhet ta kuptojmë se ikje nga vdekja nuk ka, pa marrë parasysh pushtetin, forcën, famën e dijen, vdekja të gjithëve do të na nxë kudo qofshim. Ne jemi krijesa të Zotit, si na ka krijuar Ai, po ashtu edhe Ai na merr!

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit