10.9 C
Pristina
Thursday, May 16, 2024

Ky është premtimi nga Allahu për ata që e ndihmojnë Allahun( Fenë e Tij)…

Më të lexuarat

Ky është premtimi nga Allahu për ata që e ndihmojnë Allahun( Fenë e Tij)…

“O ju që keni besuar! Nëse ju ndihmoni Allahun, Ai ju ndihmon ju dhe jua forcon këmbët tuaja.” (Surja Muhammed, 7)

Ky është një urdhër që Allahu i Madhëruar u drejton besimtarëve, që ata të ndihmojnë fenë e Tij, duke jetuar sipas saj, duke e zbatuar atë për veten e tyre, duke ftuar të tjerët të jetojnë sipas saj e duke luftuar armiqtë e kësaj feje. Por çka është më e rëndësishme, me të gjitha këto vepra ata duhet të kenë si qëllim arritjen e kënaqësisë së Allahut të Madhëruar. Nëse ata veprojnë kështu, Allahu i Madhëruar ka për t’i ndihmuar, ka për t’u dhuruar fitore, ka për t’ua forcuar këmbët, besimin dhe pozitat e tyre. Ai do t’ua forcojë edhe zemrat, duke u dhuruar durim e qëndrueshmëri para çdo lloj vështirësie dhe para armiqve të së vërtetës. Ky është një premtim i dhënë nga Bujari, i Cili është Besnik në premtimet e Tij.

Nga Tefsiri i Sa’dit

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit