15.6 C
Pristina
E shtunë, 15 Maj, 2021

Kush po qanë për Afganistanin?

Më të lexuarat

Kush po qanë për Afganistanin?

Jürgen Todenhöfer

1. 1 000`000 afgan janë vrarë . Karzai me tha në katër sy, të vrarët shkojnë në konto te SHBA-së dhe NATOS-s. Vetëm në vitin e parë të luftës janë përdorur 1228 bomba kasetore me nga 250‘000 pjesë shpërthyese secila. Numrin e të gjymtuarve nuk e di askush. Edhe 20,904 ushtar perëndimor janë shkuar. Për çfarë kanë vdekur? Cili politikan e merr përgjegjësinë për këtë?

2. Njejtë sikur gjatë terheqjes se Sovjetikëve, luftëtarët e rezistencës i kontrollojnë zonat fshatare te vendit. Por trupat afgane rrinë të pasigurt në qytetet e mëdha. Çdo vit dezertojnë, sipas të dhënave zyrtare, 18 përqind të ushtarëve. Analist të mirënjohur afgan shkojnë deri në 47%. Talibanët mund të godasin gati kudo që duan. Ndryshe nga armatat konvencionale, guerilët dhe partizanët duhet vetëm t’i mbijetojnë të pathyer një lufte dhe pastaj kanë fituar.

3. Lufta e Afganistanit ishte një program i rritjes së terrorit. Para 11. Shtatorit kishte deri 100 terroristë ndërkombëtar. Sot janë me mijëra. Ata kanë ushtritë e tyre, themelojnë shtetet e veta. Me 2013 kishte 13 herë më shumë sulme terroriste se sa në vitin 200. Posaqërisht në Lindjen e Mesme («Institut for Economics and Peace »).

4. Në Afganistan s’mund të flitet për paqe. Sipas “indeksit të paqës botërore” te gazettes prestigjoze britanike “Economist” në vitin 2013 Afganistani ishte shteti më pak paqësor në bote. Më pak paqësore se sa Iraku, Siria dhe Somalia.

5. Ndër “shtetet e dështuara” në Azi, Afganistani zën vendin 1 dhe në botë vetin e 7. (“Failed States Index” e organizatës “Fund for Peace”, Washington).

6. Së bashku me Korenë Veriore dhe Somalinë, Afganistani sipas “Transparency International” është shteti më I korruptuar në botë. Në indeksin e pastrimit të parave të institutit nga Baseli ICAR, Afganistani zë vendin e parë, pakontestueshëm. Në Afganistan bashkohet elita botërore e pastrimit të parave.

7. Në shkallën ndërkombëtare te kriminalitetit, Afganistani u hodh në vendin e pare në Azi, pas rënjës se Talibanëve dhe vendin e 10 në botë, kjo gjendje nuk ishte para rënies së tyre.

8. Në shumë provinca sillen armata private, të « Warlords » gjithnjë e më shumë të armatosur, e asnjëher të çarmatosur. Me mbeshtetjen e fsheht të NATO-s. Kriminelët e luftës, si gjakpirësi Dostum, janë shokët më të mire te SHBA-ve. Vrasjet amerikane në civil dhe të burgosur afgan asnjëher nuk ndjeken penalisht. Torturat jo se jo. Përkundër fjalimeve të presidentëve amerikan. Aparati i gjyqësisë afgane njihet si sfera më e korruptuar e shtetit. Drejtësia në Afganistan është një fjalë e huaj.

9. Gjendja në sektorin e arsimit, sipas të dhënave te OKB-së, është katastrofale. 47% e shkollave nuk kanë objekte shkollore. 75% nuk kanë nevojtore.

10. Ende shkojnë, sipas vet të dhënave amerikane, diku 40% e vajzave në shkolla. Vetëm 30% arrijnë deri në klasën e 6. Veç 13% e përfundojnë shkollën. Fundja 50% e 416 distrikteve kanë një shkoll fillore apo të mesme për vajza. Vetem 20% një gjimnaz për vajza. Atje ku ka shkolla, sipas raporteve te OKB-së dhe New York Times, edhe udhëheqësit talebanë i dërgojnë vajzat e tyrë në shkolla. Qe sa vite. Madje edhe në pjesë ku vetëm talebanet i kontrollojnë. Një luftë për këtë arsye asnjëhere nuk ka qenë e nevojshme.

11. Tri të katërtat e afganëve, sipas bankës botërore, nuk kanë qasje në ujë të pijshëm. Në asnjë vend tjetër të botës nuk vuajnë kaq shumë fëmijët nën 5 vjeçar nga mungesa e rëndë ushqimore. Afganistani e kanë nivelin më të lartë në Azi për vdekjen e kësaj moshe. Për vdekjen e bebëve ky shtet zë vendin 1 në botë (Burimi: CIA World Factbook, Prognoza për 2014).

12. Me 2001 talibanët e kishin zvogëluar gati në zero prodhimin e lëndes së pare për heroinë. Furnizimi botëror me heroine kishte rënë rreth 65%. Sot gati 90% e heroinës vie nga Afganistani.

13. As demokraci të verteë nuk ka në Afganistan. Zgjedhjet presindenciale zakonisht manipulohen nga të gjithë kandidatet. Në fund nxirret fituesi i padenjë si në një „treg lopësh“ nën ndikimin masiv të SHBA-ve.

14. Përkundër ndihmës ndërkombëtare për zhvillim dhe GI (ushtarëve amerikan) me fuqi blerëse, Afganistani bën pjesë, sipas të gjitha studimeve, në 20 shtetet me të ardhurat më të ulta në botë për kokë banori. Një ministër gjerman i zhvillimit, që sot punon ne industrinë e armatimit, kishte pohuar se rindërtimi civil do të ketë përparësi nga ai ushtarak. E verteta është: në rastin e Gjermanisë të dhënat ushtarake në raport me ndihmat për zhvillim është të pakten 4:1. Në rastin e SHBA 20:1. Mbi gjysma e ndihmës amerikane për zhvillim është investuar në trupat e sigurisë afgane. Te pakten 40% e ndihmës amerikanë „civile“ për zhvillim janë kthyer prap në SHBA si fitime dhe honorare.

15. Në përgjithësi SHBA-të për luftën e Afganistanit deri në vitin 2013 zyrtarisht kanë dhënë 640 miliard dollar (pa ndihmat për zhvillim). Nga fundi i këtij viti të dhënat ushtarake amerikane mund të jenë në realiteti rreth 770 miliard dollar (Burimi: Cost of National Security). Me këto të holla mund të kthehej Afganistani në një shtet i shëndosh dhe i mirëqenë.

16. Megjithate SHBA-të kanë ndërtuar në afganistan baza gjigande ajrore. Përveç tjerash, në Bagram, Kandahar dhe Shindand. Nga këtu, në të ardhmen, SHBA do t’i nisin luftërat në Azi dhe Lindjen e Mesme. Nga këtu do të nisen aeroplanët pa pilotë në misionet e tyre vrasëse. Pjesa më e madhe e trupave te mbetura e 9`800 ushtarëve amerikanë përdoren për këtë punë. E jo siç pretendohet për shkollimin dhe trajnimin e trupave afgane. Lufta e Afganistanit mbet një luftë e gënjeshtrave. Afganistani, të cilit kinse SHBA donte t’i sillte paqen dhe lirinë, bëhet strumbullar i luftrave bombarduese të amerikanëve.

Të dashur miq, të dështuar i tërheqin trupat e tyre deri në 12 mij NATO nga Afganistani. Pa llogaritur pjesën masive te CIA. Ata nuk i kanë arrituar asnjë nga caqet e luftës së tyre. Talibanët sot janë të pakten njëjtë të fortë si para 13 viteve. Pas largimit të NATO-s mund t’a marshojnë tërë vendin. NATO e ka humbur luftën në Afganistan. Hiç më ndryshe se sa në kohën e vet Bashkimi Sovjetik. Është humbja e pare e forcës më të madhe ushtarake të të gjitha kohrave.

Për shumicën e afganëve lufta ishte një tragjedi. Nje mik avokat, që trajton viktimat e luftës së Afganistanit, më shkroj para disa ditësh: “Shumica e fëmijëve jetim nuk shkojnë më në shkollë. Askush nuk kujdeset për ta. Fqinjë dhe kusherinjë duhet vetë të luftojnë, për të mbijetuar. Posaqerisht gjendja e vajzave është tragjike. Nganjëher mund të ndërhyjnë në momentin e fundit. Por ne nuk e dijmë se si të mbijetojnë fëmijët. Ata jetojnë në varfërinë e skajshme. Tani para dimrit mungon në gjithçka. »

I pyetur për bilancin e luftës 13 vjeçare ne Afganistani, përgjigja e ish-presidentit Hamid Karzai për « Washington Post » ishte : « Afganët po vdesin në një luftë, që nuk ishte lufta jonë. Si mund të jetë kjo lufta jonë kur aeroplanët amerikanë bombardojnë makina që transportojnë familje ? Dërgojani popullit amerikan përshendetjet e mia. Dhe qeverisë amerikane hidhërimin tim, hidhërimin tim të madh ».

Instituti SHEP

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit