15.1 C
Pristina
Thursday, May 2, 2024

Kush është Zeqirija Ibrahimi, Kandidati për Kryetar Komune në Çair

Më të lexuarat

Zeqirija Ibrahimi i lindur në f. Luboten më 14 qershor 1977. Si foshnje ka ardhur në Shkup. Shkollën fillore dhe gjimnazin i mbaroi në Shkup. Ndërsa në vitin 1999 diplomoi për gjuhë dhe letërsi shqipe në Shkup. Në vitin 2007 magjistroi po ashtu në Shkup. Dhe më 9 korrik 2010 doktoroi për “Konjunksionin në gjuhën standarde shqipe”. Punoi në Katedrën e Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe ne Shkup – bibliotekist, Dhe tash më është edhe zëri i shqiptarëve në kuvendin e R,Maqedonisë.

ARSIMIMI

2010 – doktor i shkencave filologjike – Fakulteti i Filologjisë “Bllazhe Koneski” – Shkup Tema: Konjunksioni si mjet i kohezionit në gjuhën standarde shqipe;
2007 – magjistër i shkencave filologjike – Fakulteti i Filologjisë “Bllazhe Koneski” – Shkup Tema: Referimi i brendshëm gjuhësor: anafora dhe katafora (analizë krahasimtare ndërmjet gjuhës shqipe dhe gjuhës maqedonase);
1999 – profesor i gjuhës dhe letërsisë shqiptare – Fakulteti i Filologjisë “Bllazhe Koneski” – Shkup.

MARRËDHËNIA E PUNËS

2011 – Punëtor shkencor në Institutin e Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve;
2004-2011 – Bibliotekar në Fakultetin e Filologjisë “Bllazhe Koneski” – Shkup.

BOTIME – LIBËR:

“INTERLINEARIS – studime mbi gjuhën shqipe”, ITSHKSH, Shkup, 2014.

PUNIMET SHKENCORE:

Vlera stilistike e orientalizmave në mevludin e Tahir Efendi Popovës, Mevludi tek shqiptarët fq. 199-208, Bashkësia Islame e Kosovës, Prishtinë, 2009.
Gjuha standarde shqipe dhe epoka e kompjuterizimit, SCUPI nr. 2 fq. 143-152, ITSHKSH, Shkup, 2012;
Hasan Prishtina – vizionari që pengoi planet serbe, SCUPI nr. 4 fq. 449-460, ITSHKSH, 2012, Shkup;
Fletët e Mehmet Akif Ersojt, Studime albanologjike nr. 7 fq. 13-18, ITSHKSH, Shkup, 2013;
Gjuha shqipe në kohën e Perandorisë Osmane, Studime albanologjike nr. 8 fq. 53-60, ITSHKSH, Shkup, 2013;
Tërmetet e Shkupit – nga fatkeqësi natyrore në fatkeqësi kulturore, Kërkime historike nr. 8, Shoqata e Historianëve Shqiptarë, fq. 123-126, SHKUP, 2014;
Letërsia shqipe në shkollë dhe ideologjia, SCUPI nr. 6 fq. 109-122, ITSHKSH, Shkup, 2014;
Standardizimi i toponimisë shqiptare në Maqedoni, SCUPI nr. 5 fq. 177-184, ITSHKSH, Shkup, 2014.

AKTIVITETET SHKENCORE

-Pjesëmarrje në:

“Java e albanologjisë”, Instituti Albanologjik – Prishtinë, 2013;
“Osmanlıdan Sonra Balkanlarda Kaybolan Değeler” (sempoziyum), RUTEV, Üsküp Derneği, Koprü, Ensar, 8 haziran 2013, Üsküp;
“Java e albanologjisë”, Instituti Albanologjik – Prishtinë, 2014;
“Seminari VII Ndërkombëtar i Albanologjisë”, USHT 2013, Tetovë;
“Seminari VIII Ndërkombëtar i Albanologjisë”, USHT 2014, Tetovë;
“Problemet socio-kulturore dhe sfidat bashkëkohore” (konferencë), Fakulteti Filozofik, USHT 2013, Tetovë;
“Letërsia shqipe dhe shkolla”, ITSHKSH, 2013, Shkup;
“Shaban Demiraj – figurë e shquar e albanologjisë dhe bllkanologjisë”, ITSHKSH, 2013, Shkup;
• “110 vjetori i vdekjes së Sami Frashërit”, Universiteti “Hasan Prishtina” – Prishtinë dhe Qendra Kulturore “Atatürk” e Ankarasë, 23-25 tetor 2014, Prishtinë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit