Ministri i Jashtëm, Mevlüt Çavuşoğlu ndodhet në Itali për pjesëmarrje në samitin e grupit G-7 me çrast iu përgjigj edhe pyetjeve të gazetarëve.
Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu, paralajmëroi se regjimi i Sirisë ka ende kapacitet për të përdorur armë kimike.
Ministri i Jashtëm, Mevlüt Çavuşoğlu ndodhet në Itali për pjesëmarrje në samitin e grupit G-7 me çrast iu përgjigj edhe pyetjeve të gazetarëve.
Duke vënë në dukje se regjimi i Esadit në Siri nuk mund të vazhdojë Çavuşoğlu tha se duhet të krijohet sa më parë qeveria e përkohshme.
“Regjimi nuk duhet të ndalë sulmet vetëm me armë kimike, por duhet ti ndalë edhe sulmet me tanke, topa dhe armë tjera konvencionale ndaj opozitarëve dhe njerëzve të pafajshëm. Sepse që nga shpallja e armëpushimit regjimi e ka shkelur shpeshherë”, është shprehur Çavuşoğlu.
Çavuşoğlu rikujtoi se Sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson, pas takimit të G7 do të vizitojë Moskën, ndërsa shtoi se së bashku me Sekretarin Tillerson kanë biseduar rreth çështjeve që duhet të bisedohen në Moskë.
“Është e qartë tashmë se Siria nuk mund të vazhdojë me këtë regjim. Për këtë arsye duhet të vihet në zbatim sa më parë qeveria e përkohshme. Duhet të vazhdohet edhe me luftën kundër organizatave terroriste. Ne sollëm në rend të ditës edhe rreziqet e mundshme që do të mund të shfaqen. Ata do të mund të sulmojnë Idlibin dhe ne duhet të jemi të gatshëm për këtë. Sipas informacioneve që disponojmë, regjimi ka ende kapacitet për të përdorur armët kimike. Kemi theksuar gjithashtu se edhe Rusia duhet të bindet për një Siri pa Esadin. Por ne kemi nënvizuar se zgjidhja më e mirë është zgjidhja politike, për të cilën duhet të nisin negociatat që sjellin rezultate kuptimplota”, është shprehur Çavuşoğlu.
