1.9 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Kurti viziton ICK-në, thotë se digjitalizimi është objektiv i Qeverisë

Më të lexuarat

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur për prioritetet dhe objektivat e Qeverisë në fushën e ndërmarrësisë dhe inovacionit.

Ai gjatë vizitës që ka bërë në Qendrën Inovative të Kosovare ka deklaruar se digjitalizimi është një nga objektivat e programit qeverisës dhe parashihet të jetë pjesë e të gjitha fushave të qeverisjes:

“Nëpërmjet digjitalizimit dhe e-qeverisjes synojmë që të rrisim transparencën, llogaridhënien dhe efikasitetin e qeverisjes dhe në të njëjtën kohë përmirësojmë shërbimet ndaj qytetarëve dhe bizneseve”.

“Për të plotësuar këtë objektiv, nevojitet qasje strategjike, e koordinuar dhe mirëplanifikuar. Kjo kërkon angazhim të përbashkët të sektorit publik dhe privat, dhe ne jemi të hapur për një bashkëpunim me sektorin privat”, u shpreh Kurti.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit