10.3 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Kurti: Të mirat nga Marrëveshja e Ohrit(me Vuçiçin)

Më të lexuarat

Si e përligj kryeministri kosovar krijimin e Asocacionit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka konfirmuar se marrëveshja e arritur në Ohër ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, parasheh themelimin e komunitetit të komunave me shumicë serbe, raportojnë mediat kosovare.

Në një intervistë për RTK-në, Kurti tha se marrëveshja nuk është më e mira për Kosovën, por se është një mundësi për të ecur përpara.

Ai tha se në nenin 10 të propozimit evropian për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, thuhet se të dyja palët konfirmojnë se duhet të zbatohen të gjitha marrëveshjet e mëparshme.

“Prandaj janë 39 marrëveshje që duhet të zbatohen”, tha Kurti, duke shtuar se neni 7, që flet për komunitetin serb në Kosovë, ka të bëjë me shërbime, jo me struktura.

“Niveli i vetëqeverisjes, pa rrezikuar rendin kushtetues të Kosovës”, ka shtuar Kurti dhe ka theksuar se ka pasur disa propozime, por që sipas tij, pala tjetër ka kërcënuar me ndërprerje të bisedimeve.

“Njohja de facto e Kosovës”

Liderët e Serbisë dhe Kosovës arritën marrëveshje në Ohër të shtunën se do të zbatojnë marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve mes dy palëve, të cilat janë dëmtuar që nga pavarësia e Kosovës në vitin 2008. Sponsor i negociatave është Bashkimi Evropian, me mbështetjen e fuqishme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Në tekstin e marrëveshjes thuhet se të dyja palët do të zhvillojnë “marrëdhënie normale, të fqinjësisë së mirë të bazuar në të drejta të barabarta”, se do të “njohin reciprokisht dokumentet dhe simbolet kombëtare, duke përfshirë pasaportat, diplomat, targat dhe vulat doganore” dhe se Serbia nuk do ta kundërshtojë anëtarësimin e Kosovës në asnjë organizatë ndërkombëtare.

Gjithashtu, asnjëra palë nuk do të bllokojë apo inkurajojë të tjerët që të bllokojnë përparimin e palës tjetër në rrugën e saj drejt BE-së.

Vuçiç ka përsëritur vazhdimisht se nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës dhe as nuk do të pranojë anëtarësimin në OKB. Nga ana tjetër, nga Prishtina erdhën mesazhe se komuniteti i komunave serbe, themelimi i të cilave insiston Beogradi, mund të jetë pjesë e marrëveshjes përfundimtare vetëm nëse në qendër ka njohje reciproke.

Kurti tha se Marrëveshja e Ohrit është “një njohje de facto e Kosovës nga Serbia”. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit