8.8 C
Pristina
Saturday, April 27, 2024

Kurti: Qeveria ndan 1 milion euro për bursat e studentëve, 1 milion të tjera për aftësimin e të rinjve në IT

Më të lexuarat

 

Qeveria e Republikës së Kosovës miratoi propozimin e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve që të ndahen një milion euro për subvencionimin e bursave për studentë dhe një milionë euro për aftësimin e të rinjve në fushën e Teknologjisë së Informacionit.

Kryeministri Albin Kurti tha se përmes Pakos së Ringjalljes Ekonomike, do të ndihmohen studentët dhe talentet e reja në fushën e Teknologjisë së Informacioneve, me ofrimin e mundësisë për përfundimin e kurseve dhe trajnimeve në këtë sektor.

“Është lajm i mirë për të gjithë profesionistët e Teknologjisë së Informacionit”.

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit