12.2 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Kuranët alarmojnë autoritetet gjermane

Më të lexuarat

 Një grup muslimanësh (selefistësh islamikë) planifikon të shpërndajë falas 25 milionë ekzemplarë të Kuranit në Gjermani. Aksioni është paralajmëruar për këtë fundjavë në rreth 40 qytete. “Vetëkuptohet që nuk kemi asgjë kundër Kuranit”, theksojnë në Entin Federal për Mbrojtjen e Kushtetutës. Mirëpo, personat që shpërndajnë falas te të interesuarit në zonat e këmbësorëve librin e shenjtë të fesë myslimane janë nën vëzhgimin e rreptë të organeve gjermane të sigurisë.

Organizata “Besimi i vërtetë”, e cila bën pjesë te salafistët islamikë. Grupi përreth predikuesit nga Këlni Ibrahim Abu-Nagie ka porositur e shtypur në një shtypshkronjë gjermane 300.000 ekzemplarë kurani në gjuhën gjermane. Paralajmërimin se do të shpërndahen miliona ekzemplarë kurani Rauf Ceylan, sociolog universitar i fesë, e konsideron megjithatë vetëm mjet propagandistik: “Grupimi kërkon vetëm të tërheqë vëmendje dhe të krijojë kështu kontakte të reja”, është vlerësimi i Ceylan-it.

Pikërisht ky zell misionimi i tremb autoritetet e sigurisë. Thjeshtësimi i besimit nëpërmjet ndalimeve dhe lejeve të qarta ka efekt veçanërisht tërheqës, tregon një ekspert i Entit për Mbrojtjen e Kushtetutës në landin e Bremenit.

Jo të gjithë salafistët janë ekstremistë

Salafistët orientohen në të vërtetë vetëm te islami i hershëm i shekullit VII, modeli fillestar i islamit. Jeta e tyre bazohet krejtësisht në kuran. Por në këtë mes për salafistët nuk ka interpretim simbolik. Sipas kushtetutës, në Gjermani ka liri besimi. Këtu bën pjesë edhe e drejta për të bërë reklamë për pikëpamjet fetare ose për të ofruar edhe predikime në internet, për aq kohë sa ato nuk bëjnë thirrje për vepra dhune. Aq më pak nuk është vepër penale shpërndarja e shkrimeve fetare. Grupimi salafist “Besimi i vërtetë” shpërndan vetëm ekzemplarë kurani, pa kurrfarë komentimi. Fillimisht kjo e bën aksionin të pakontestueshëm. Megjithatë, kritikuesit e aksionit pyesin se me çfarë komentesh shpërndahen ndër të interesuarit ekzemplarët e kuranit.

Edituar nga kohaislame

Marrë nga DW/Kohaislame

 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit