8.8 C
Pristina
Sunday, May 5, 2024

Kur Steve Jobs akuzonte Bill Gates se i vodhi idenë nga Macintoshi – përgjigja e Gates ishte fantastike

Më të lexuarat

Dihet nga të gjithë se dy gjenitë e botës së informatikës, Steve Jobs i Apple dhe Bill Gates i Microsoft, kanë paur një histori “dashuri-urrejtje” mes tyre.

Zënkat nisën kur Microsoft shpalli daljen e versionit të parë të Windows në vitin 1985.

Atëherë, përcjell bota.al, Steve Jobs akuzoi Bill Gates se e kishte vjedhur idenë nga një produkt Apple, e pikërisht nga Macintosh.

Por Gates-it nuk i bëhej vonë.

Ai e dinte që ndërfaqet grafike do të bëheshin fenomen, dhe nuk mendonte se Apple kishte të drejta ekskluzive mbi idenë.

Kur Jobs e akuzoi Gates se i kishte vjedhur idenë, ai u përgjigj në mënyrë fantastike: “Epo, Steve, mendoj se ka më shumë se një mënyrë për ta parë këtë gjë. Mendoj se është më e mundur që të dy ne kishim një fqinj të pasur që quhej Xerox, dhe kur unë u futa në shtëpinë e tij për t’i vjedhur televizorin, pashë që ai ishte vjedhur tashmë nga ti”.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit