15.5 C
Pristina
Sunday, May 19, 2024

Kundër Propagandës Terroriste Në Median Shqiptare.

Më të lexuarat

Kundër Propagandës Terroriste Në Median Shqiptare.

Legjislacionet kundër nxitjes apo përligjies së dhunës në shoqëritë demokratike tregojnë se ka kufinjë të domosdoshëm që kushtëzojnë lirinë e fjalës dhe të shtypit. Këto ligje që synojnë mbrojtjen e shoqërisë, humbasin çdo kuptim kur në vendin tonë agjitatorë të urrejtjes dhe të dhunës si Kastriot Myftaraj dhe gazeta SOT botojnë të tilla manifeste:“Atentatet e 22 korrikut të këtij viti në Norvegji, janë simptomë e shqetësimit të pjesës së përgjegjshme të shoqërisë norvegjeze për shkak të rrezikut ndaj të cilit e kanë ekspozuar stoltenbergianët Norvegjinë. Stoltenbergianët, kolaboracionistët islamikë, janë ata që po i detyrojnë qytetarët normalë norvegjezë të shtresës së mesme, si Anders Behring Breivik, autori i atentatit në kampin rinor në Utoya, që të ndërmarrin veprime të dhunshme të dëshpëruara. Por Anders Behring Breivik nuk është një terrorist, por një antiterrorist. Kampi rinor në Utoya i Partisë Laburiste të Stoltenberg ishte një qendër e indoktrinimit të të rinjve norvegjezë me idetë disfatiste të multikulturalizmit dhe të tolerancës religjioze, me theks tolerancën ndaj Islamit. Prandaj, kampi rinor në Utoya ishte një kamp i përgatitjes së agjitatorëve dhe propagandistëve terroristë të cilët do të shpërndaheshin më pas për të manipuluar mendjet e norvegjezëve. Prandaj atentati ndaj kampit rinor në Utoya është një aksion antiterrorist. Edhe atentati ndaj selisë së qeverisë norvegjeze është i tillë, se Stoltenberg e ka shndërruar atë në një qendër të kolaboracionizmit me invadorët islamikë të Norvegjisë”.K. Myftaraj vetëm pak javë më më parë në shkrimet e tij ka celebruar genocidin në Sebrenicë, ka bërë thirrje të hapura për dhunë kundër muslimanëve shqiptarë dhe po mbron haptas nazizmin, por në shoqërinë tonë këto nuk përbëjnë asnjë asnjë alarm. Në një kohë kur bota shpreh solidaritetin e vet me dhimbjen e popullit norvegjez, ky agjitator i urrejtjes nderon terroristin Breivik si hero, promovon aktin e tij si normal dhe të moralshëm, dhe quan ata të rinj që u vranë brutalisht – ndër të cilët dhe një vajzë shqiptare – si terroristë. Shkrimin e tij Myftaraj e përfundon duke përkujtuar se edhe në Shqipëri ka “kuislingë proislamikë”, të njëjtë në fajësi me viktimat norvegjeze:“Stoltenbergianët, ose kolaboracionistët e islamikëve ekzistojnë edhe në Shqipëri, dhe ata janë jo vetëm shqiptarë, të cilët deklarojnë se janë ateistë dhe laikë, por që postulojnë tolerancën ndaj Islamit, duke i ndarë muslimanët praktikues në radikalë dhe të moderuar”.Tragjedia e Oslos dëshmon për lidhjen e drejtëpërdrejtë të kësaj lloj propagande ekstremiste dhe dhunës e terrorizmit të Breivik. Marc Sageman, një ish-funksionar i CIA-s dhe konsulent për terrorizmin, citohet nga gazeta The New York Times me datë 25 korrik të thoshte për autorët dhe literaturën e urrejtjes që ka frymëzuar Breivik, se “ata dhe shkrimet e tyre janë infrastruktura prej nga doli Breivik. Kjo retorikë nuk është pa koston e vet.”Terroristi Breivik në manifestin e tij kërkon dhe ndarjen e Shqipërisë dhe deportimin e muslimanëve shqiptarë, e raportuar kjo në disa media shqiptare. Nderimi si hero i Breivik nga K. Myftaraj është dhe mbështetje e këtyre qëndrimeve shprehimisht antishqiptare. Faqet ekstremiste shqip në internet, si zakonisht, kanë riprodhuar edhe shkrimin e rradhës së Myftarajt, për një auditor më të gjerë ndjekësish.Shteti shqiptar është përfshirë në luftën kundër terrorizmit dhe propaganda terroriste është pjesë e infrastrukturës së terrorizmit, prandaj organet përkatëse kanë obligimin të adresojnë ligjërisht këtë propagandë dhe mediat që i japin zë asaj. Gjithsesi, pavarësisht rrugës ligjore që mund të ndiqet, gazeta që ka botuar apologjinë e masakrës së Oslos, duhet thirrur të kërkojë publikisht falje dhe të sigurojë marrjen e masave të parandalimit të përhapjes së propagandës pro-terroriste.Lavdërimi dhe përligjia publike në shtypin shqiptar e vrasjes së njerëve të pafajshëm, cilësimi i viktimave adoleshente të Oslos si terroristë, është një turp dhe sfidë për gjithë shoqërinë shqiptare. Heshtja ndaj këtij turpi na shëmton të gjithëve.
 
www.e-zani.com

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit