Kujdes…
Qëllimi i shejtanit është të të ndajë ty nga çdo gjë që është e mirë për ty në këtë botë dhe në botën tjetër.
Kjo përfshin që të të ndajë nga:
Zoti yt
Familja jote
Bashkëshorti/bashkëshortja jote
Fëmijët e tu
Shkolla jote
Puna jote
Adhurimi yt
Mjeku yt (shpirtëror ose fizik)
…etj.
🌀 Dhe ai e bën këtë gradualisht ↪️
Sa herë që arrin një qëllim, kalon tek tjetri.
Sa herë që ti i lëshon pe në diçka, ai të kërkon të lëshosh më shumë.
Përdor mjete si:
shtrembërimi i të vërtetës
neveria ndaj gjërave të mira
lodhja fizike dhe shpirtërore
vesveset (ngacmimet mendore)
ëndrrat mashtruese
📌 Pre e këtij mashtrimi bëhen vetëm ata që neglizhojnë fenë dhe realitetin e tyre – lënë urdhrin e Allahut dhe ndjekin dëshirat e veta, lënë realitetin dhe ndjekin ëndrra e iluzione.
📍 Shembull:
Një grua që fillon të ndjejë neveri ndaj burrit të saj, derisa kërkon ndarje. Pastaj shejtani kalon në fazën tjetër: e nxit të prishet me prindërit ose me fëmijët e saj.
📍 Shembull tjetër:
Ata që e quajnë veten “Zuhri” (me pretendimin se janë të veçantë), por në realitet jetojnë në vështirësi dhe mashtrime, duke menduar se janë të përzgjedhur – ndërkohë që janë të magjepsur, e shejtanët luajnë me ta.
Ata kanë nevojë për shërim (rukje, pendim dhe kthim tek Allahu).
Hoxhë Sinan Rushiti
