6.8 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

KUJDES NGA GJYKIMI PËR TË TJERËT SIPAS EPSHIT TËND !

Më të lexuarat

Kur sëmuret ai që e duam themi “sprovë”, kurse kur sëmuret ai që nuk e duam themi “ndëshkim”.

Kur sprovohet ai që e duam themi “sprovohet për shkak se është i mirë”, kurse kur sprovohet ai që nuk e duam themi “sprovohet sepse i ka bërë padrejtësi njerëzve”.

Ki kujdes nga ndarja e përcaktimeve të Allahut sipas “epshit tënd”!

Kush kapet për falënderimin e Allahut, e pasojnë atë mirësitë e Allahut.

Kush kapet për istigfarin, i hapen atij dyert e mbyllura, i shlyen gjynahet, dhe i largohen brenga e dynjasë dhe ahiret, me lejen e Allahut, prandaj shpeshtoni thënien e tij.

Ne, të gjithë kemi të meta, dhe po të mos ishte petku i Allahut i quajtur “mbulesë”, qafët e tona do mbeteshin gjithmonë të ulura nga turpi i madh!

Nga arabishtja: Irfan JAHIU

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit