Kthimi në Shqipëri i Baki Goxhajt, fjalët e para të vlonjatit “në përballje” me Izraelin

Më të lexuarat

Si gjithnjë, Labëria ndjerr trima: provë, ky bolenas i ditëve tona

Baki Goxhaj, personazhi i ditës këto ditë në Shqipëri, u kthye në atdhe pas përvojës së hidhur me qen sionistë, bllokuar e arrestuar prej tyre së bashku me dhjetra aktivistë të tjerë, gjatë një rrugëtimi detar për në Gaza, me flotiljen Sumud.

Në Rinas e priti e shoqja me fëmijët, por dhe qytetarë të shumtë, të cilën treguan mbështetje për aktin e tij.

“Ndihem shumë krenar që isha pjesë që provova një pjesëz të dhunës që palestinezët provojnë çdo ditë. Nuk dua të jem jem pjesë e një bote ku genocidi është normal”, ishin fjalët e para të tij.

Ai rrëfeu më pas orët e arrestimit:

“E kam parë ministrin izraelit Ben Gvir me sytë e mi. Kam dëgjuar vajzën që tha Free Palestine, jo shumë larg meje e cila pastaj u dhunua më mbrapa. Kam qenë prezent dhe e kam parë gjithë skenën me sytë e mi. Mesa mundesha, sepse ne ishim të gjithë me kokë poshtë nuk na lejonin që të ngrinim kokën.

Dhuna dhe poshtërimi ishin kryefjala e kësaj marrje peng. Ka qenë në çdo hallkë që ne përballeshim me ushtarët, qëlloheshim, poshtëroheshim gjithë kohë se kemi qenë me kokën poshtë. Kur them me kokën poshtë, përveç që nuk e ngrije dot kokën nëse ti bëje pakë rezistencë, koka përfundonte në tokë me gjurin mbi kokë siç mua më ndodhi në një rast. Gjithashtu në momente kur nuk kishte sy të tjerë njerëzish, ushtarët bëheshin grup dhe godisnin rrihnin në grup aktivistët. Këtë e pata dhe unë fatkeqësisht, ku tre ushtarë duke dalë nga anija për në port, më mbajtën në fund dhe më dhunuan në grup”.

Dhe si për kjo copëz trimëri shqiptare përballë një shteti mizor siç Izreli, shkruhet nga një lab, ardhur nga një trevë që ka bërë historinë e Shqipërisë në trimëri. Dhe bolenasi Baki Goxhaj sikur e vijon këtë traditë…/tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit