11.6 C
Pristina
Monday, May 13, 2024

Kryesia e Bashkësia Islame të Kosovës dënon aktin e drejtorisë së shkollës “Nexhmedin Nixha” në Gjakovë

Më të lexuarat

Kryesia e Bashkësia Islame të Kosovës dënon aktin e drejtorisë së shkollës “Nexhmedin Nixha” në Gjakovë, e cila e trajton mbulesën e femrës sipas parimeve islame si një veprim ordiner.
Një trajtim i tillë i parimeve fetare është mendësi e së kaluarës moniste. Mësimet e parimet fetare nuk dëmtojnë e nuk rrezikojnë shoqërinë, përkundrazi edukojnë, mësojnë e fisnikërojnë. Ky është qëllimi i besimit, e në këtë kontekst duhet parë edhe mbulesën e femrës myslimane.
Për të mos na u përsëritur situata të tilla, kërkojmë edhe njëherë nga Ministria e Arsimit Shkencës e Teknologjisë, që ta anulojnë nenin 3 paragrafi 1 pika 1.13 të Udhëzimin Administrativ të MASHT-it 06/2014, të cilin e konsiderojmë si burim të këtyre akteve e veprimeve që krijojnë situata të tilla.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit