20 C
Pristina
Thursday, May 23, 2024

Kryeministrja polake: Keni mbështetjen tonë për në BE

Më të lexuarat

Pas një ceremonie përpara Kryeministrisë, shefja e qeverisë polake, është takuar me kryeministrin Edi Rama, me të cilin pati edhe një dalje në një konferencë për shtyp.

“Biseduam me homologen polake për progres-raportin pozitiv të KE-së. Ne do të vazhdojmë të bëjmë progres në 5 prioritetet e kërkuara”, deklaroi Rama, i cili shtoi se “kemi distancë të shkurtër mes nesh dhe kjo bën që të kemi mundësi të mëdha për forcimin e bashkëpunimit”.

Ndërsa kryeministrja e Polonisë theksoi mbështetjen e vendit të saj për anëtarësimin në BE të Shqipërisë.

“E përgëzoj Shqipërinë për reformat dhe besoj se Komisioni Europian i ka vlerësuar gjithashtu. Shpresoj që të përshpejtohet procesi i hapjes së negociatave.

Polonia e ka mbështetur gjithmonë Shqipërinë në aspiratën e saj për t’u anëtarësuar në BE, pasi është e rëndësishme për sigurinë dhe stabilitetin në Europë. Jemi të gatshëm të ndajmë eksperiencat tona të periudhës para-anëtarësimit”, tha Shyzdlo. /albeu.com

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit