14.1 C
Pristina
Wednesday, May 15, 2024

Kryeministri Yıldırım në Rusi takohet me Medvedev

Më të lexuarat

Kryeministri i Turqisë Binali Yıldırım pas takimit me homologun e tij rus në Moskë Dmitry Medvedev foli mbi marrëdhëniet ndërmjet Turqisë dhe Rusisë.

Kryeministri i Turqisë Binali Yıldırım pas takimit me homologun e tij rus në Moskë Dmitry Medvedev foli mbi marrëdhëniet ndërmjet Turqisë dhe Rusisë, raporton Anadolu Agency (AA).

“E shohim të gjithë së bashku se ka përfunduar periudha e pakëndshme e para një viti. Duke vlerësuar përvojën negative që na solli një vit, ne mund të vendosim në një pikë më të mirë se më parë nivelin strategjik të marrëdhënieve tona”, tha Yıldırım, duke shtuar se kjo është e mundur, në të kaluarën ka shembuj të tillë.

Ai tha se marrëdhëniet midis Turqisë dhe Rusisë nuk janë të rëndësishme vetëm nga pikëpamja për zhvillimin e marrëdhënieve mes dy vendeve por edhe nga pikëpamja se këto shtet ndodhen në një pozicion të rëndësishëm edhe sa i përket luftës kundër terrorizmit që kryejnë dy vendet për sigurimin e paqes.

Yıldırım theksoi dy vendet kanë shprehur dëshirë për vazhdimin me shpejtësi nga aty ku kanë mbetur projektet e mëdha të përbashkëta kryesisht në ato të tregtisë, turizmit, aktivitetet sociale dhe kuturore si dhe për riparimin e kohës së humbur.

“Po ndjekim hapat që keni bërë veçanërisht ato pas gusht shtetit. Për këtë shprehim falënderimet por dëshiroj të shpreh bindjen tonë se do të jetë më e dobishme që të përshpejtohet edhe pak më shumë mënyra e përparimit në përmirësimin gradual. Këto çështje do ti diskutojmë ashtu si në mesin e ministrave por edhe si kryeministra me të gjitha detajet. Shpreh falënderimet e mia për mikpritjen e treguar ndaj meje personalisht dhe delegacionit tim”, tha ai.

Ndërsa kryeminsitri rus Medvedev duke nënvizuar se periudha e vështirë në marrëdhëniet Turqi-Rusi ka mbetur në të kaluarën tha se ky takim do t’i japë shtysë marrëdhënieve.

“Në marrëdhëniet tregtare mes dy vendeve ndodhi një ndërprerje për shkaqe objektive dhe subjektive, por ne mendojmë se duhet të realizohen projektet tona të mëdha të përbashkëta. Objektivi i takimit të sotëm do të jetë një shtysë për marrëdhëniet në fushën e ekonomisë, investimeve dhe asaj kulturore”, tha Medvedev.

Pasi ka rikujtuar se vizita e Yıldırım në Moskë është kontakti i parë në nivel kryeministror mes dy vendeve në periudhën e fundit Medvedev tha se “Kemi lënë prapa një periudhë të vështirë në marrëdhëniet tona. Mendoj se ky takim do të jetë jashtëzakonisht pozitiv dhe frytdhënës”.

Në takimin dypalësh nga pala turke morën pjesë Zv/Kryeministri Nurettin Canikli dhe ministri i Energjisë dhe Burimeve Natyrore, Berat Albayrak.

Ndërsa nga pala ruse Zv/Kryeministri Arkadiy Dvorkoviç, ministri Tregtisë dhe Industrisë Denis Manturov, ministri i Energjisë Aleksander Novak dhe Drejtori i Shërbimit Ushtarako-teknik të Federatës Ruse.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit