4.7 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Kryeministri malazez, Krivokapiq inicion shkarkimin e Abazoviqit

Më të lexuarat

Kryeministri malazez, Zdravko Krivokapiq ka bërë të ditur se ka dorëzuar iniciativën në Kuvendin e Malit të Zi për shkarkimin e zëvendëskryeministrit, Dritan Abazoviqit.

Ai gjithashtu në Twitter ka shkruar se ka propozuar ministrin e Financave dhe Mirëqenies Sociale, Milojko Spajiq për zëvendëskryeministër të ri të Malit të Zi.

“Evropa tani! Për një Mal të Zi të shëndetshëm”, ka shkruar ndër të tjerash Krivokapiq.

Në propozimin për shkarkimin e Abazoviqit, Krivokapiq theksoi se “më 19 janar 2022, pas disa muajsh mosmarrëveshje rreth zhvillimit të politikave qeveritare, deputetët e Lëvizjes Qytetare URA, së bashku me disa deputetë të DPS-së dhe partive të tjera ish-qeveritare, ka dorëzuar një kërkesë për mocion votëbesimi të Qeverisë në Parlamentin e Malit të Zi”.

Koalicioni “E zeza në të bardhë”, lider i të cilit është Abazoviq, ka dorëzuar sot në Kuvendin e Malit të Zi një iniciativë për mosbesimin e Qeverisë. Nisma është nënshkruar nga 31 deputetë.

Ndryshe, mocionin e votëbesimit do ta votojnë edhe deputetet e partisë së presidentit Milo Gjukanoviq, DPS. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit