12.9 C
Pristina
Saturday, April 27, 2024

Kryebashkiaku i Londrës: Vendimi i Trumpit, “i turpshëm dhe mizor”

Më të lexuarat

Kryebashkiaku i Londrës, Sadiq Khan, ka publikuar një deklaratë në përgjigje të vendimit të Donald Trump për ndalimin e emigracionin nga shtatë vende me shumicë myslimane, duke e përshkruar urdhrin ekzekutiv si “të turpshëm dhe mizor”.
Urdhri i Presidentit Trump, sipas Khan, mbi refugjatët dhe emigrantët nga vende të caktuara është i turpshëm dhe mizor.
“SHBA-ja ka një histori krenare të mikpritjes së refugjatëve dhe Presidenti nuk mund të kthehet prapa në këtë krizë globale. Të gjitha vendet duhet të luajnë rolin e tyre”, ka shkruar Khan në rrjetet sociale Twitter e Facebook.
Khan me këtë rast ka lavdëruar dënimin që kryeministrja britanike Theresa May ia ka bërë këtij vendimi të presidentit Trump.  

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit