16.5 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Kriza në Greqi, rritet numri i vetëvrasjeve

Më të lexuarat

Kriza ekonomike në shtetin helen ka rritur numrin e vetvrasjeve. Një i moshuar u hodh nga ballkoni i shtëpisë së tij pasi nuk kishte më para për të paguar qiranë.

65-vjeçari pensionist, i cili jetonte vetëm në periferi të Athinës lindore, u hodh nga ballkoni i apartamentit të tij. Fqinjët thanë se ai ishte një punëtor ndërtimi në pension, ndërsa kishin pasur probleme financiare gjatë dy viteve të fundit ato ishin rritur.
“Unë pashë një njeri të shtrirë atje, u frikësova dhe u largova. Me vonë kuptova se ishte ai ishte hedhur nga kati i tretë. ” tha Maria, një fqinje e 65 vjecarit.
“Në vitet e fundit ai kishte probleme, jo më parë vetëm në vitet e fundit. Kriza e kishte bërë më keq,” theksoi Maria.
Shkalla në rritje e vetëvrasjeve në Greqi ka ardhur si pasoje e krizës dhe masave shtrënguese që nxitin dëshpërim. Shteti helen është tani në vitin e pestë të recesionit, papunësia ka shkuar në 22 për qind, si dhe dhjetëra e mijëra dyqaneve janë mbyllur ndërsa pagat dhe pensionet janë ulur.
Sipas Eurostat, Greqia kishte nivelin më të ulët vetëvrasjeve para të krizës ekonomike, por shifrat e qeverisë tregojnë se norma vetëvrasjeve arriti në 40 për qind në vitin 2010 dhe 2011.
Në prill, një 77-vjeçar farmacist u bë simbol i ankthit kombëtar, kur ai vrau veten jashtë parlamentit. Në tjetër incident ishte ai kur një punëtor i bankës greke ra nga murret e Akropolit ndonëse policia nuk e ka cilësuar si një vetëvrasje./ndx/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit