12.5 C
Pristina
Thursday, May 2, 2024

Kriset katërshja anti-Katar, Emiratet: Jo mbylljes së Al Jazeera-s, të ulemi në bisedime

Më të lexuarat

Arabia Saudite dhe tre shtete të tjera të cilat kanë vendosur bllokadë politike dhe ekonomike ndaj Katarit, do të tërheqin kërkesën për mbylljen e rrjetit mediatik Al Jazeera, tha ministri i Emirateve të Bashkuara Arabe.

Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, Bahreini dhe Egjipti kanë imponuar bllokadën që nga 5 qershori.

Katërshja më pas ka lëshuar një kërkesë prej 13 pikave, duke përfshirë mbylljen e Al Jazeera-s, ndërprerjen e lidhjeve me Vëllazërinë Muslimane dhe organizatat e tjera, kufizimin e lidhjeve me Iranin dhe largimin e ushtarëve turq me bazë në Katar.

Noura al-Kaabi, Ministrja për punë e Këshillit Kombëtar Federal të Emirateve të Bashkuara Arabe, tha në një intervistë me The Times se Emiratet kërkojnë “ndryshime themelore dhe ristrukturim”, dhe jo mbylljen e Al Jazeera-s. Ajo shtoi se një grup i shteteve të udhëhequra nga Arabia Saudite është e gatshme të negociojë me Katarin.

“Ne kemi nevojë për një zgjidhje diplomatike. Ne nuk kërkojmë një përshkallëzim”. Katër vende më parë kanë thënë se për listën e kërkesave “nuk ka negociata”.

Në përgjigje të deklaratave të Ministres së Emirateve të Bashkuara Arabe, Al Jazeera refuzon ndërhyrje në punën e saj. 

“Rrjeti medial Al Jazeera kundërshton ndërhyrjen e huaj në drejtim të strukturës së saj organizative ose misionit gazetaresk dhe thekson pavarësinë e saj dhe qasjen profesionale editoriale,” thuhet në deklaratën e Rrjetit.

“Al Jazeera vazhdon të avokojë për të drejtën e gazetarëve dhe organizatat e medias në botë që të merren me një gazetari pa iu nënshtruar kërcënimeve apo frikësimit. Një nga themelet e medies së lirë është sigurimi i mundësive që të veprojnë në mënyrë të pavarur, pa ndërhyrje apo censurë të imponuar nga qeveria apo palë të tjera”, vijon deklarata. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit