Krenar për urinë e të burgosurve: Ben Gvir përballet me Gjykatën e Lartë

Më të lexuarat

Deklarata e Itamar Ben Gvir në fillim të seancës së Gjykatës së Lartë lidhur me padinë ndaj tij për listën ushqimore të të burgosurve palestinezë:

Ben Gvir në fillim të seancës në Gjykatën e Lartë mbi padinë ndaj tij për listën e ushqimeve që ofron Shërbimi i Burgjeve për të burgosurit palestinezë:

“Jam krenar, shumë krenar që kam ndryshuar politikën në burgje. Më parë hynin të dobët dhe dilnin të shëndoshë.
Ata kishin gjithçka në burgje: bakllava, shaurma dhe mish qengji.
Kjo nuk është logjike për vrasës, përdhunues dhe ata që kanë dëmtuar njerëz.
Jam shumë krenar që e kam ndryshuar këtë.”

“Shpresoj që Gjykata e Lartë të mos fusë shkopinj nën rrota në këtë çështje.
Ndryshimet në burgje do të sjellin frikësim, do t’i bëjnë sabotatorët të mos duan të hyjnë më në burg.
Jam këtu sot për të siguruar, për t’u kujdesur dhe për të vepruar, që Gjykata e Lartë të mos guxojë të ndryshojë këtë vendim shumë të drejtë.
Kemi një politikë të dhënies së minimumit të minimumit – është një politikë efektive, frikësuese dhe duhet të vazhdojë.”
Sa për informatë nga këto politika të reja të burgosurit dalin si kufoma nga këto burgje.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit