18.4 C
Pristina
Thursday, May 2, 2024

Kosova në heshtje zgjedhore, kështu mund ta gjeni vendin se ku do të votoni të dielën

Më të lexuarat

Më 6 tetor ditë e diele, qytetarët e Kosovës do t’iu drejtohen kutive të votimeve për të votuar kandidatët e tyre të preferuar për deputetë si dhe njërin ka kandidatët për kryeministër të ardhshëm të Kosovës.

Në këto zgjedhje, gjithsej numri i votueseve është 1,937,868, kurse në garë janë 25 subjekte politike.

Në mënyrë që qytetarët të mos maltretohen duke kërkuar vendin se ku do të votojnë, KQZ në web faqen e tyre ua mundëson qytetarëve që të shikojnë adresën e saktë të vendvotimit. Votuesit mund të mësojnë qendrën e votimi duke klikuar në këtë LINK.

Ndërkohë që nga 17 shtatori është i hapur afati për votuesit nga diaspora, ata do të mund të votojnë përmes postës deri më datën 5 tetor.

Sot ditë e shtunë do të jetë heshtje zgjedhore. Të dielën të gjithë qytetarët më të drejtë vote mund të votojnë që nga ora 07:00 e deri në orën 19:00 kur edhe mbyllën qendrat e votimit./tg

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit